Një i burgosur me COVID transportohet te Infektivi për kontroll nën masa të rrepta sigurie

17 Shkurt 2021, 13:09| Përditesimi: 17 Shkurt 2021, 14:16

  • Share

COVID-19 nuk i kanë shpëtuar as të burgosurit, pasi kemi parë që shumë të dënuar janë infektuar që nga fillimi i pandemisë.

Edhe ditën e sotme një i burgosur është dërguar për një kontroll në spitalin Infektiv, ndërsa është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie.

Shifrat e koronavirusit në vendin tonë vijojnë të jenë të larta. Dje për 24 orët e fundit u raportuan 801 raste të reja me COVID nga 3842 testime të kryera. Tirana vijon të mbetet qyteti me numrin më të lartë të të prekurve ku këtë të martë u raportuan 479 të infektuar të rinj. Fatkeqësisht gjatë kësaj kohe kanë humbur jetën 15 qytetarë duke e çuar numrin total të viktimave në 1582.

Javëve të fundit, COVID është treguar shumë agresiv edhe te moshat e reja. Ekspertët e shëndetësisë e lidhin këtë me variantet e reja të këtij virusi që duket se kanë hyrë në Shqipëri.

1613567781_x.jpeg

1613567805_WhatsAppImage20210217at13.40.17.jpeg

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?