Një i ri shqiptar është pjesë e listës së 12 personave më të kërkuar nga policia britanike. Policia e Londrës ka bërë publike një listë me emrat e 12 personave më të kërkuar për vepra të ndryshme penale dhe në këtë listë bën pjesë dhe një 21-vjeçar shqiptar.
I riu shqiptar quhet Ron Domi dhe akuzohet për sulm seksual dhe përdhunimin e një adoleshenteje. Sipas mediave britanike ngjarja për të cilën akuzohet 21-vjeçari shqiptar dyshohet se ka ndodhur të dielën e 23 tetorin në Luton.
Mediat britanike dyshojnë se Domi mund të jetë fshehur në Edmonton ose në zona të Londrës Veriore, por edhe në Shqipëri. Autoritet britanike i bëjnë thirrje komunitetit shqiptatr të kontribuojë në gjetjen dhe kapjen e Ron Domit.