Arrestohet shoferi i makinës tip 'Benz' që u përfshi mbrëmjen e djeshme në aksidentin me vdekje në Fushë Krujë. Policia njofton se është arrestuar H.Sh. 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Tapizë duke drejtuar makinën tip "Benz" u përplas me një "Volkswagen" dhe më pas me autobusin e udhëtarëve nga Shkodra.
Si pasojë e përplasjes ndërroi jetë në vend drejtuesi i makinës tip "Volkswagen" F.Xh. 59 vjeç, si dhe kanë mbetur të dëmtuar udhëtarët në autobus dhe " Volkswagen" V.Xh., A.Xh., R.D.,M.D., T.Gj., K.Gj., T.L. dhe Xh.L., të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia vijon hetimet për shkaqet e aksidentit. Ky aks është një nga problematikët, me mungesë sinjalistike rrugore dhe ndriçimi, ku mësohet se vetëm vitin e fundit janë regjistruar mbi 10 aksidente, e megjithatë, pavarësisht kësaj nuk është marrë ende asnjë masë.