Itali 1990

Sport

Një Itali e lirë përballë një Rusie vetëm për 'VIP-at', nga çmimi i birrës te ndeshjet, ndryshimi drastik nga 1990-2018

11 Korrik 2018, 14:09| Përditesimi: 11 Korrik 2018, 14:16

  • Share

Kanë kaluar 28 vjet që kur Anglia është kualifikuar në gjysmëfinalet e një Botërori. Prej vitit 1990 shumë gjëra kanë ndryshuar. Theçer në 1990 dhe Tereza Mej në 2018 kanë qenë të vetmet kryeministre që kanë qenë në krye të qeverisë në gjysmëfinalet e Botërorit. Donald Trump një ditë pas gjysmëfinales do ta vizitojë Britaninë.

Nëse Anglia humbet sot protestat e planifikuara kundër tij do të jenë më intensive. Sipas indeksit të shitjeve,  të ngresh një dolli për fitoren e Anglisë sot kushton 3 herë më shumë sesa gjatë Botërorit Itali 1990. Sot pothuajse është trefishuar çmimi i naftës pasi sot me 64 sterlina mbush një makinë, nga me 23 sterlina tri dekada më parë.

Në 1990 në krye të klasifikimeve qëndronte kënga ‘Sacrifice’ e Elton John ndërsa sot i janë rikthyer këngës nostalgjike të Badiel, Skinner the lighting Seeds ‘Three lions ‘(futboll is coming home) Telenovela “Neighbours” shihej në Britani më shumë se çdo ndeshje e Itali 1990, derisa u luajt gjysmëfinalja kundër Gjermanisë Perëndimore, e cila vendosi një rekord me 26.2 spektatorë.

Audiencën më të lartë këtë vit e arriti ndeshja Suedi-Angli (rreth 32 milionë shikues). Lodrat më të shitura në 1990 ishin Leonardo, breshkat Donatelo, Mikelanxhelo ndërsa sot Pokemon. Red’s u kurorëzuan kampionë në 1990 ndërsa sot në Angli ligjin e bën Siti.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?