Me një program të larmishëm që dhuroi argëtim me tingujt e muzikës klasike, performancat folklorike tradicionale, ekspozitat, sportit e plot aktiviteve të tjera u mbajt Java e Kulturës Hungareze në Shqipëri. Për të katërtin vit radhazi, Java Kulturore Hungareze mbështetet nga One Albania, pjesë e grupit 4iG.
Java Hungareze, një ngjarje shumëdimensionale, u hap me shumë energji me lojën e teqballit, një sport i veçantë i lindur në Hungari. Dy tavolina për të praktikuar këtë sport, që kombinon elementë të futbollit dhe pingpongut, u vendosën në kryeqytet. Në ditët në vijim, Java e Kulturës Hungareze ofroi një shumëllojshmëri sërë aktivitetesh si: art, fotografi, gastronomi dhe performanca unike, që u shpalosën në Tiranë dhe Vlorë.
Java e Kulturës Hungareze është kthyer në një festival tradicional, i cili promovon njohjen dhe shkëmbimin e traditave, artit, kulturës dhe kulinarisës mes kombeve të ndryshme, në Shqipëri.
“Java Kulturore Hungareze është ftesa jonë e hapur për t’i sjellë Shqipërisë një shije nga Hungaria, përmes diplomacisë kulturore, diplomacisë sportive dhe traditave kulinare. Këtë vit deshëm të bashkonim elementet moderne me ato folklorike, duke nderuar gjithashtu lidhjet historike mes dy vendeve tona. Programi i kësaj jave pasqyroi forcën e marrëdhënieve dypalëshe dhe dialogun e gjallë që po ndërtojmë në kulturë, arsim e më gjerë”, shprehet ambasadorja e Hungarisë Martina Kasnyik.
“Për One Albania, mbështetja e kësaj jave ka një domethënie edhe më të veçantëveçantë. Si pjesë e grupit hungarez 4iG, ne i vlerësojmë këto iniciativa kulturore si një urë lidhëse midis dy vendeve tona. Mbështetja e Javës së Kulturës Hungareze na lejon të festojmë kreativitetin dhe diversitetin, duke përforcuar njëkohësisht lidhjet e miqësisë që bashkojnë Shqipërinë dhe Hungarinë”, tha Jonilda Filipi, drejtoreshë e Çështjeve të Korporatës në One Albania.
Java e Kulturës Hungareze u përmbyll më 2 tetor, me një ekspozitë nga fotografi Roland Tasho, në Teatrin “Petro Marko” në Vlorë. Ekspozita përcolli një udhëtim vizual mes së shkuarës dhe së ardhmes përmes imazheve që dokumentonin arkitekturën ikonike të kryeqytetit hungarez.
