Kronikë

Zjarri në landfillin e Elbasanit, Hoxha e Vengu: Do vendosim kamera termike! Shkaku? Flakët të pashmangshme nga temperaturat

8 Korrik, 11:52| Përditesimi: 8 Korrik, 17:17

  • Share

Një javë pas zjarrit masiv që përfshiu landfillin e Elbasanit, situata është rikthyer në normalitet. Sot në terren kanë zbritur dy ministra të kabinetit qeveritar për të inspektuar nga afër dëmet dhe për të garantuar masa parandaluese. Ministri i Mbrojtjes, Piro Vëngu dhe ai i Brendshëm Ervin Hoxha, bashkë me kryetarin e bashkisë Llatja deklaruan publikisht se do të kryehen investime në këtë landfill, siç është vendosja e kamerave termike, në mënyrë që të mos përsëriten zjarret.

“Operacioni ka përfunduar. Tani është koha për të instaluar kamera termike dhe për të mos lejuar që ngjarje të tilla të përsëriten”, tha ministri Vengu.

“Dëmi në mjedis është bërë. por jemi këtu për të përmirësuar infrastrukturën dhe për të mbrojtur jetën e qytetarëve”, tha ministri Hoxha.

“Kemi përjetuar një sfidë të madhe. Investimi në teknologji është thelbësor për sigurinë”, u shpreh Gledian Llatja, kryetari i Bashkisë së Elbasanit.

Përsa i përket shkaqeve të zjarrit, Hoxha hoqi çdo dyshim për zjarrvënie të qëllimshme, kur tha se zjarri ishte i pashmangshëm.

“Për këtë zjarr ka një hetim dhe do të kemi së shpejti të dhëna më konkrete. Masat janë zbatuar, por për shkak të temperaturave të nxehta, zjarri ishte i pashmangjshëm”, vijoi Hoxha.

Sa i përket ndotjes së ajrit, ministri Vengu tha janë kryer matje nga forcat e armatosura ku ka rezultuar nivel i lartë i dioksit të karbonit vetëm në landfill dhe jo në zonat e banuara.

“Patjetër që ka qenë situatë e vështirë nga ana mjedisore me forcat e armatosura kanë bërë matje, për sa i përket dioksit karbon për personelin e ekspozuar atje të mirëpajisur elemente të tjerë nuk ka pasur elemente shqetësues. Nuk duhet të vetëkënaqemi duhet ta parandalojmë është momenti të vijojmë në mbështetje të bashkisë që kërkon investim. Na rezulton që në zonat urbane dhe në zonat përrreth nuk ka pasur elementë shqetësimi”, theksoi Vengu”, theksoi Vengu.

Në landfillin e Elbasanit depozitohen çdo vit 50 mijë ton mbetje urbane të 7 bashkive të qarkut, ndërsa inceneratori është prej kohësh jashtë funksionit.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?