Një javë para konfliktit të dhunshëm ku anëtarët e familjes Rraja dhunuan banorët e Borizanës që protestuan për dëmtimin e shtëpive nga shpërthimet në gurore, një prej personave të shpallur në kërkim, ka nisur biznes të ri në zonë. Më 29 qershor 2023, Flamur Rraja, vëllai i ish-deputetit të PS, ka blerë kompaninë “INERT 07”, e cila ka për objekt prodhim tregtim, materiale inerte e ndertim parafabrikate, gur gelqeror, etj.
Statusi i subjektit, sipas dokumentit të QKB, rezulton i pezulluar. Dokumentet e dorëzuara në QKB në fund të qershorit, i referohen vendimit të ortakëve të biznesit më 13 qershor 2023 ku Flamur Rraja është bërë administrator i subjektit deri në vitin 2028, pasi ka blerë 45.05% të kapitalit nga ortaku Lulzim Haka, 17.5% të kapitalit nga ortaku Luan Shehu dhe 37% të kapitalit nga aksionari Gani Farruku.
Më 6 korrik Flamur Rraja ishte mes personave që dhunuan në një lokal në Krujë, Bilbil e Jashar Majën pas protestave të këtyre të fundit për guroren e Përparim Rrajës e cila sipas tyre dëmtonte banesat në Borizanë.
Report Tv ka zbardhur edhe dosjen e kompanisë 'Delia Group' e cila nga viti 2012, nuk ka paguar rregullisht detyrimet pranë AKB-së për të ushtruar veprimtarinë e gurores. Në mars 2018 Ministria e Energjisë inicoi heqjen e licencës ndaj saj pasi nuk kishte paguar garancinë për dëmin në natyrë por leja ishte ende aktive deri në 8 korrik 2023.
Dhuna për guroren
Anëtarë të fisit Rraja dhunuan në mënyrë brutale dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, të cilët ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth. Mesditën e 6 korrikut 2023, ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, kur grupi i dhunuesve mësyu lokalin dhe ata bien pre e një dhunë barbare.
Gurorja është në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Për dhunën e ushtruar ndaj kushërinjve Maja, policia ka arrestuar 4 persona, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre Rexhep Rraja djali i deputetit dhe dy vëllezërit e deputetit socialist të Krujës, Flamur dhe Xhelal Rraja.
Kujt do t'ia nxijne jeten tani?
PërgjigjuVETEM JU SHIFNI PUÇE DHE PUÇIST..... POR KTA JANE THJESHT BAND MAFIE-SHTET..... PUNA ASHT ME GJET KRYE MAFIOZIN OSE KRYE.... POR MAFIA JONE SKA TE PENDUAR.... JA KALON DHE "COZZANOSTRA"AS!
PërgjigjuJO JO KTO NDODHIN DHE NE AMERIK.. BEHEN DHE FILMA...
Protestuesit kishin çadra pistoletë
Ja pse e ben Pucin? Se ju dhan gurore te re
PërgjigjuBëj nji podcast për këtë o Ed Rama.