Politikë

Një javë pasi Rama premtoi 'live', fermerit nga Libofsha i vihet në dispozicion transformatori (VIDEO)

1 Korrik 2020, 15:37| Përditesimi: 1 Korrik 2020, 16:32

  • Share

Një javë pas kërkesës që fermeri nga Libofsha i bëri kryeministrit Edi Rama për një transformator, sot ky transformator është vënë në punë.

"Një fjalë e dhënë një punë e bërë", shkruan Rama në Facebook.

Në datën 26 qershor, Rama i kërkoi fermerit kohë deri në datën 15 korrik, kur edhe i premtoi se transformatori do të ishte në punë.

Sot, fermeri shprehu falenderime, duke thënë se do t'i vijë në ndihmë një zone të tërë.

"Një premtim i mbajtur në kohë rekord, faleminderit. Nuk do ndihmojë vetëm një apo dy fermerë, por janë shumë fermerë. Kanë shpëtuar nga një barrë e madhe", u shpreh fermeri.  

Në kohë rekord, në zonë është vendosur një linjë e posaçme e transmetimit me gjatësi 1 km, 18 shtylla elektrike, kabina e re  se bashku me transformatorin dhe pajisjet e tjera matëse.

Linja e re e transmetimit dhe transformatori do të rrisin cilësinë e furnizimit me energji elektrike për fermerët e zonës si dhe do të lehtësojë punën e tyre të përditshme gjatë aktivitetit bujqësor.

Transformatori i vendosur në Libofsh

Komento

Komente

  • Pencionisti: 02/07/2020 03:14

    Show alla Ramshe

    Përgjigju
  • nono: 01/07/2020 15:59

    aman na esjellni dhe ne kryeminister se jemi 200 familje qe 20 vjet pa drita

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?