Një javë plot supriza të bukura, parashikimi javor i astrologut Jorgo Pulla: Ja cila është shenja më dominuese dhe me fat...

24 Janar 2022, 09:51| Përditesimi: 24 Janar 2022, 09:53

  • Share

Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin ‘’Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 24 janar  deri në 30 janar) për të gjitha shenjat. Ndërsa tregoi edhe shenjën që do të favorizohet më shumë nga yjet këtë javë:

Kemi lajme të mira sepse sot është marsi në Bricjap dhe jep shanse, sinjale pozitive sespe shtyn disa gjëra që kanë ngelur pas, probleme që kanë pasur siç janë ndarjet etj. Pothuajse dominon Bricjapi dhe në krye të gjitha shenjave kemi gaforren’’ u shpreh ai.

 Ja çfarë duhet të keni parasysh përgjatë kësaj jave:

Dashi-  Një periudhë shumë pozitive , në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, një kujdes të veçantë që do të bëjnë në 10 ditëshin e dytë me akrep sepse mund të kenë ndonjë grindje sot dhe mos të nxitohen!

Demi- Për ju që keni të bëni me dokumentacionin, me bankat është një ditë shumë e mirë, vazhdimësia e kësaj jave ju ndihmon sidomos të mërkurën dhe të enjten.

Binjakët- Një mundësi shumë të mirë, jeni të privilegjuar për arsye të punës. Keni nisma të reja dhe është mundësi shumë  e mirë, për ju që keni të bëni me dokumentat është java juaj më e mirë dhe do të arrini qëllimet dhe kjo është për ju java që duhet të stabilizoni gjërat. Kujdes me një lidhje me Bricjap!

Gaforrja- Edhe këtë javë është në krye të listës, kryeson për shumë gjëra sepse ka pasur shumë probleme sidomos me çështjet që lidhen me çëshjet ligjore, kanë pasur shumë probleme në muajt tetor-nëntor por tani do ta zgjidhni. Moment tepër pozitiv për ju, për mundësitë që janë tani për të zgjidhur gjërat që doni. Një mundësi e mirë për të arritur një njohje të re. në çështjet ekonomike jeni në rrugë të mbarë.

 Luani- Presin me padurim një ndryshim në çështjet financiare, një lajm shumë i mirë me jashtë, një mbyllje bisede. Kohë shumë e përshtatshme për të marrë vendime për anën financiare, duket se jeni në ngritje, keni dalë në sipërfaqe.

 Virgjëresha- Shumë gjëra keni në mendje, mirë është që t’i shkruani gjërat që doni të bëni gjatë kësaj jave, pasi jeni në pritje të gjërave që doni të ndryshoni. Ana shpirtërore ka të bëjë shumë me Dash dhe Peshk dhe një shtesë familjare është e mundur të realizohet, për anën fiannciare ‘as ka as mbarohet’

Peshorja- Një çështje e largët, psh, në Angli keni një çështje ligjore dhe duket se tani zgjidhet. Në anën ekonomike- financiare është një mundësi shumë e mirë tani  për të marr disa para. Ajo që do fokusoheni më shumë janë çështjet shpirtërore, disa probleme familjare,  me binjakë do ti zgjidhni këtë javë.

Akrepi- Bëni shumë kujdes këtë javë, mund të keni një ofertë pune, mirëpo nuk është punë e sigurtë, mos u nxitoni! Në lidhje me çëshjet ekonomike nuk është periudha ideale por nëse mbani rregull do të jeni shumë mirë. Ana shpirtërore ‘ më mirë prishet’.

 Shigjetari- Gjërat janë në favorin tuaj në anën financiare. Në çëshjet që kanë të bëjnë me një çështje ekonomike me peshore dhe Dem janë A dhe zh për ju.

 Bricjapi- Janë në kohën e duhur dhe momentin e duhur. Do kenë pak kujdes me anën shëndetësore por kjo nuk do të thotë që kanë diçka për t’u shqetësuar, stresi akumuluar kohët e fundit ju bën të stresoheni pak. E shtuna është koha më e mirë për të arritur qëllimet tuaja. Në lidhjet me çështjet që kanë të bëjnë me një lidhje të largët, e njohur nëpërmjet rrjeteve sociale duket se realizohet dhe shkon deri në martesë. Ana ekonomike pak me vështirësi këtë javë, por do t’ia dilni. Të palidhurit pak kujdes, mos u nxitoni.

Ujori- Në kohën e duhur në momentin e duhur, mundësitë janë të mëdha dhe mund të përfitoni gjithçka doni dhe dëshironi në anën ekonomike-financiare, udhëtimet apo ndikimet e tjera që kanë të bëjnë me dokumentat. Lidhje ujor-ujor apo ujor –luanë janë mundësi shumë të mira.

Peshqit- Keni një pasuri të paluajtshme apo një shtëpi, ose një tokë është mirë për ta shitur, koha ka treguar që dini t’i stabilizoni gjërat në momentin e duhur. Me çështjet që kanë të bëjnë me anën ekonomike e kanë mundësinë sot pasdite dhe java është ideale. Me çështjet shpirtërore, një lidhje me Virgjëresh apo Gaforre është ideale në këtë periudhë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?