Kultura

Një jetë mes fotosh, publikohet në Muzeun Marubi ekspozita e Rraboshtës: Fotografi i njerëzve të thjeshtë

23 Korrik 2021, 18:52| Përditesimi: 23 Korrik 2021, 19:03

  • Share

SHKODËR-80 fotografi të shkrepura rreth viteve 1940-1950 nga fotografi shkodran, Pjetër Rraboshta janë prezantuar për herë të parë për publikun në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”.  Momente martesash, pagëzimesh me rroba ceremoniale, por edhe nga e përditshmja, janë vetëm disa nga fragmentet e asaj kohe që serviren për artdashësit.

Kuratori i ekspozitës, Zef Paci ka përzgjedhurpër publikun 80 nga 16 mijëimazhe, që familja e Rraboshtës, ia ka dorëzuarmuzeut. Ai thotë se Rraboshta mbetet fotografi i njerëzve të thjeshte dhe dëshmoi autenticitetin e jetesës së shkodraneve. 

“Për mua ka qenë një provojë shumë e bukur për me hulumtuar me muaj të tërë në arkivin e vendosur nga muzeu. Kur i shikon këto imazhe të vijnë në mend përjetime që i ke pasur në fëmijërinë tënde. Nga fotot e “Marubit” ti shikon gjëra që i ke parë edhe më përpara”, tha kuratori i ekspozitës, Zef Paci.

Për të realizuar këto fotografi, Pjetër Rraboshta, ka shëtitur pa reshtur në qytete e malësi. Ai u lind në vitin1917 në Shkodër, në familjen e një artizani që punonte petka tradicionale dhe u nda nga jeta në vitin 1987.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?