Sefedin Rrodhe është ndër të paktët fyelltarë që kanë mbetur në Grupin e Fyejve të Gramshit.
Për emisionin “Një nga ne” ai rrëfen se si po humbet kjo vegël muzikore, të ardhurat e pakta që merr nëpër aktivitete dhe pasionin për këtë instrument që e shoqëron që prej moshës 10-vjeçare.
Ruan me fanatizëm traditën edhe pse arti nuk vlerësohet mjaftueshëm në ditët e sotme. Kjo e ka detyruar babanë e dy fëmijëve që të gjejë variante të tjera punësimi për të siguruar jetesën në Gramsh.
Ka një dyqan të vogël në lagjjen Pishaj dhe një ndër mullinjtë më të vjetër të zonës që i përket kohës së komunizimit. Na tregon se për të bluar në mulli i vijnë kërkesa nga të gjitha fshatrat përreth.
Xhirimi i fokusuar tek punët e përditshme, punimi i fyejve në mënyrë artizanale, kujdesi për bletët në fshat dhe performanca me fyell me mikun e tij.
Personazhi i radhës në emisionin “Një nga ne” është Sefedin Rrodhe.
Për kamerën e Report Tv, babai i dy fëmijëve, tregon sesa e vështirë është bërë jetesa për artistët.
Të ardhurat e pakta që merr nga fyelli e kanë detyruar atë, që të gjejë variante të tjera punësimi për të siguruar jetesën në Gramsh.
Ka një dyqan të vogël në lagjen Pishaj dhe një mulli ku vijnë për të bluar misër, grurë, tërshërë i gjithë fshati.
Në mënyrë që të mbahet gjallë tradita e fyellit Sefedini ka një propozim për shtetin.
“Unë dhe Neimi, të shkojmë nëpër shkolla, të bëjmë një orë muzikë dhe të përzgjedhim nxënësit që kanë talent. Kështu rritet vlera e fyellit dhe atëherë do të zgjedhim Yjet e Fyejve”, shprehet ai.
Tingujt e mrekullueshëm të fyellit kumbojnë çdo ditë në lagjjen Pishaj të Gramshit.
Sefedin Rrodhe është ndër të paktët banorë të zonës që e ruan me fanatizëm këtë traditë të hershme.
Artin e melodisë me fyell e mësoi kur ishte vetëm 10 vjeç. Që nga ajo kohë, nuk është ndalur, ndonëse nuk ka marrë vlerësimin e merituar.
“Ne e duam me shpirt ndaj i biem fyellit. S’të jep njeri para”, rrëfen ai.
Pranë dyqanit të tij modest, ndodhet një mulli që i përket kohës së komunizmit. Na tregon se për të bluar në mulli i vijnë kërkesa nga të gjitha fshatrat përreth.
“Ky mulli është monument kulture dhe do u ngelet brezave, të shikojnë si ka ngrënë populli bukë”, thotë ndër të tjera.