Mbretëresha Elisabeth

‘Një jetë në shërbim’ dhe 'Ju donim, zonjë’, gazetat britanike i dedikojnë Mbretëreshës botimin e parë pas vdekjes së saj

9 Shtator 2022, 09:24| Përditesimi: 9 Shtator 2022, 09:31

  • Share

1662708449_page.jpg

Gazetat në shtyp në Mbretërisë së Bashkuar kanë pasqyruar në kopertinë ngjarjen historike të vdekjes së Mbretëreshës Elisabeth, duke ia dedikuar asaj numrin e parë të gazetës pas ndarjes nga jeta të monarkes. Shtypi britanik, përveçse është treguar krijues, dëshmon dashurinë që Mbretëria e Bashkuar kishte për Mbretëreshën.

The Times pasqyroi në kopertinë një foto të Mbretëreshës nga kurorëzimi i saj në 1953, ku bashkëngjitur shkruhej "Një jetë në shërbim".

“Na u thyen zemrat”, shkoi Daily Mail në kopertinë, me një portret të Mbretëreshës nga viti 1952, atëherë kur ishte Princesha Elizabeth.

Daily Telegraph ribotoi mesazhin e ngushëllimit të vetë Mbretëreshës për familjet e viktimave të sulmeve të 11 shtatorit: "Pikëllimi është çmimi që paguajmë për dashurinë".

Disa gazeta, duke përfshirë The Guardian, zgjodhën fotografi të Mbretëreshës që nga fillimi i mbretërimit të saj, dhe në tekst mjaftoi emri i mbretëreshës dhe harku kohor kur jetoi.

The Mirror zgjodhi një nga fotot më të fundit të mbretëreshës, që e tregon në profil. Në vend të një titulli, gazeta thjesht shkruan "Faleminderit".

Shumë gazeta, duke përfshirë The Sun, zgjodhën portretin bardh e zi të Mbretëreshës, “Ju donim, zonjë”, shkruan the Sun në kopertinë.

Me kopertinë bardh e zi, Daily Express shkruan: "Mbretëresha jonë e dashur vdiq".

"Ju e kryet detyrën tuaj, zonjë", shkruan gazeta britanike Daily Star. 


Lajmi kryesor:

Mbreti Charles III mban fjalimin e parë: Do të jem i devotshëm për t'ju shërbyer me ndershmëri dhe dashuri! Nëna ime, frymëzim për të gjithë Britaninë


D.GJ/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?