FAKSIMILE/ Pjesë e dosjes së ‘Ahmetaj’? Gjiknuri: Emri im përdoret politikisht, udhëtimet të paguara nga ministria jo nga Zoto! Deputetët socialist: Ç'lidhje kemi ne?

13 Korrik 2023, 09:56| Përditesimi: 13 Korrik 2023, 14:28

  • Share

Emri i përmendet në dosjen e SPAK për Arben Ahmetajn por për Sekretarin e Përgjithshëm të PS Damian Gjiknuri asgjë nuk është e vërtetë dhe se askush tjetër përveçse paratë publike nuk i ka paguar  udhëtime apo hotele.

“Udhëtimet e mia janë të deklaruara, janë zyrtare dhe nuk kam vajtur për qejf. Roli im si ministër nuk ka asnjë shkelje ligjore në asnjë procedurë. E kam theksuar edhe në komision hetimor”- tha Gjiknuri.

Për ish ministrin në asnjë rast nuk e ka shkelur ligjin dhe se me Arben Ahmetajn  ka udhëtuar vetëm si koleg.

“Mos e bëni hetimin penal apo akuzat sikur po hetojmë pacientin zero, sikur secili ka marrë virusin. Lidhjet rastësore apo njohjet nuk janë prova. Me Arben Ahmetajn kam udhëtuar se kam qenë kolegë”- tha ai.

Dosja e paraqitur në Kuvend nga SPAK përmes të cilës kërkon autorizimin për të arrestuar ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj përmban disa të dhëna ku dyshohet se biznesmeni Klodian Zoto në vitin 2014 ka paguar në dy episode hotele në emër të ish-ministrit të Industrisë dhe Energjisë Damian Gjiknuri në Vjenë dhe Frankfurt.

Por në disa dokumente të publikuara për rezervimin dhe pagesën e hotelit ku ka qëndruar Gjiknuri në datën 12 Mars 2014 rezulton se Gjiknuri nuk ka fjetur në Radisson Blu Sky Hotel Vienna sikurse pretendohet nga këqyrja e e-mailit të Zotos por në Hotel Ambassador.

Rasti i dytë cituar në dosjen e SPAK është ai i një fjetjeje të pretenduar në Frankfurt të Gjermanisë në datën 8 Shkurt 2014. Por në fakt Gjiknuri në atë periudhë ka qenë në Boston në SHBA, siç duket edhe në këtë dokument.

Sipas urdhrit të shërbimit, rezulton se Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë dhe Industrisë dot zhvillonte një shërbim në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të merrte pjesë në një sesion shkencor në Harvard. Nisja për këtë shërbim është në datën 8 Shkurt 2014 dhe kthimi në datën 17 Shkurt 2014. Urdhri i shërbimit përcakton qartësisht se “Ministria e Energjisë dhe Industrisë merr përsipër pagesën për mbulimin e të gjitha shpenzimeve të udhëtimit, akomodimit, dietat, siguracionin shëndetësor”.

Dy emra të tjerë të përmendur në dosjen e Prokurorisë së Posaccme për Arben Ahmetajn, janë edhe ato të deputetëve aktualë Fadil Nasufi dhe Baftjar Zeqo.  Me një shprehje frazeologjike iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve Nasufi, pasi u pyet për arsyen e bisedave me Ahmetajn kur ishte kryebashkiaku i Beratit në vitin 2012.

“S’kam lidhje me inceneratorët dhe asnjë procedurë për atë që diskutohet për Ahmetajn. Ç ’lidhje kam unë me këtë. Efekt Një udhëtar i varfër s’ka frikë nga kusarët sado i lig të jetë”- tha ai.

Në të njëjtën linjë qëndroi edhe Baftjar Zeqo, duke thënë se ftesën e Ahmetajt për kafe me Mërtirin kur ishte kryerbashkiak i Fierit nuk e kujton ndërsa shton se me ish ministrin nuk ka asnjë marrëdhënie shoqërore.

“S’kam pirë kafe asgjë, për mua është shok partie, s’është shoku im. Mua s’më kujtohet takimi dhe tema. Nuk mbaj mend do thosha. Unë se mbaj mend, ky takim mund të jetë në 1 mijë takime. Unë jam i shqetësuar që emri im shpërdorohet por jo se përmendem në dosje”- tha Zeqo.

Biseda mes Arben Ahmetajt dhe ish kryebashkiakëve Nasusi dhe Zeqo janë zbuluar nga SPAK pas rikuperimit të disa mesazheve të fshira në një telefon ‘Blackberry’, të gjetur në banesën e ish gruas së Ahmetajt.  

Ora 12:19
Dosja Ahmetaj, Gjiknuri: Emri im përdoret për kauza politike, s’është vepër penale të njohësh njerëz! Udhëtimet e mia janë ligjore

 

Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri ka folur për përfshirjen e tij në dosjen e Ahmetajt dhe udhëtimet me dy biznesmenët e inceneratorëve, Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin. Gjinkuri u shpreh se përmendja e tij vlen për qëllime politike dhe nuk ka asnjë provë që tregon paligjshmëri në 2 udhëtimet e tij me Zoton e Mërtirin.

“Duan të përdorin emrin tim për kauza politike. Të them të drejtën të gjitha udhëtime, vetëm 2 që kanë dalë në mredia, janë zyrtsare kanë dokumentacionin përkatës. Nuk kam pse të nxjerr letra, por udhëtimet e mia janë të deklaruara, s’kam shkuar për qejf. Roli im si ministër s’ka shkelje ligjore. S’ka dalë askush të thotë një shkelje ligji nga unë kur isha ministër. Ccdo ministër përgjegjët për atributin e tij. Qeveria nuk është organizatë kriminale, përkundrazi. Mos e bëni hetimin penal sikur po hëetojmë pacientin zero, bëhet fjalë për raste konkrete.

Me Ahmetajn kam bërë udhëtime se kan qenë ministër dhe koleg, dhe këto takime merrni informacion dhe e kuptoni. Kur të thërritem do jap shpjegime, në detyrën time kam zbatuar ligjin. Akuzat politke dhe kuazipenale kanë vite që rëndojnë ndaj meje, s’është krim të njohësh njerëz.

Është shumë vapë tani dhe ju duheni këtu.”- tha Gjiknuri.

Ora 10:09
Përmendet në dosjen e Ahmetajt, deputeti socialist: Ç’lidhje kam unë? Një udhëtar i varfër s’ka frikë nga kusarët sado i lig të jetë

 

Me një shprehje frazeologjike iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve deputeti socialist, Fadil Nasufi pasi u përmend në dosjen voluminoze të Ahmetajt. Ai u shpreh se nuk ka asnjë lidhje me dosjen dhe as me ish ministrin.

“S’kam lidhje me incneratorët dhe asnjë procedurë për atë që diskutohet për Ahmetajn. Ç’lidhje kam unë me këtë, një udhëtar i varfër s’ka frikë nga kusarët sado i lig të jetë.”- thotë  deputeti.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eljana: 13/07/2023 15:58

    Pergjegjesia bie mbi ne, populin qe nuk ju zbythim juve nje grusht derdimenedh e batakcij, llumi I llumit te ujerave te zeza, qe u shporrshi ishalla njehere e mire. Ilace tju behen leket e vjedhura, juve femijeve tuaj e sojit tuaj. Fare e ndyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?