‘Tirana’ është kandidatja e parë me Inteligjencë Artificiale që do të garojë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit.
Ekspertja e Teknologjisë Denisa Kele, e ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, tha se kjo nismë erdhi pasi tashmë kemi edhe një ministre virtuale, 'Diella'.
Kele theksoi se do të kemi bashkëqeverisje të kandidates AI me qytetarët, pasi do të jetë e aksesueshme në çdo kohë.
‘Ne kemi edhe një ministre me Inteligjencë Artificiale si ishte Diella. Unë me Tomi Kallanxhi dhe Besmir Semanaj sollëm kandidaten ‘Tirana’ për të treguar se si duhet një program i Inteligjencës Artificiale që të funksionojë, për të rritur efikasitetin dhe transparencën. Me mënyrën si është e programuar Diella është e organizuar me një kod të mbyllur. Kurse ‘Tirana’ do të jetë me kod të hapur dhe e aksesushme', tha ajo.
Ekspertja theksoi se qytetarët mund të shprehin të gjitha problemet që ata kanë tek ‘Tirana’ dhe ajo mund t’u jap një zgjidhje.
‘Në momentin që ke një program të Inteligjencës Artificiale që është me kod të hapur nuk qeveris vetëm ajo por ndodh një bashkëqeverisje e saj me qytetarët. Nga analizimi i të dhënave që është bërë ka rezultuar se do t’i jap zgjidhje problematikave që ndodhin në Tiranë’, tha ajo.
Komente
