Richard Gere dhe Alejandra Silva

Një kapitull i ri për aktorin Richard Gere, shet shtëpinë në SHBA për t'u transferuar në Spanjë

8 Nëntor, 07:40| Përditesimi: 8 Nëntor, 07:55

  • Share

Ylli i filmit ‘Pretty Woman’ Richard Gere është gati t'i thotë lamtumirë SHBA. Raportohet se 75 vjeçari ka shitur shtëpinë në New Canaan, Connecticut për 10.75 milionë dollarë pasi njoftoi vendimin e tij për t'u transferuar në Spanjë.

Në prill, aktori zbuloi për Vanity Fair Spain se pasi kaloi gjashtë vitet e para të martesës së tij në Shtetet e Bashkuara, ai ishte gati të fillonte një kapitull të ri duke u transferuar në vendlindjen e gruas së tij Alejandra Silva.

"Ajo ishte shumë bujare duke më dhënë gjashtë vjet jetë në botën time, kështu që mendoj se është e drejtë që t'i jap asaj të paktën gjashtë vite të tjera jetë në botën time," tha ai.

Richard Gere fillimisht e bleu shtëpinë në vitin 2022 për 10.8 milionë dollarë, ku jetoi me gruan e tij Alejandra Silva dhe dy djemtë, Alexander dhe James. Ai e bleu rezidencën me gjashtë dhoma gjumi nga Paul Simon dhe Edie Brickell, të cilët e kishin në pronësi prej 17 viteve.

Shtëpia, e ndërtuar në vitin 1938, me 11 tualete, një vilë mysafirësh me tre dhoma gjumi, një pishinë dhe disa kopshte të përhapura në të gjithë pronën prej 32 hektarësh.

Përsa i përket jetës së tyre çifti është shumë i rezerevuar, aq sa e mbajtën të fshehtë martesën e tyre deri në fund. Ata u martuan në vitin 2018 në Uashington me një ceremoni private, pas tre vitesh lidhje.

Kjo ishte martesa e tretë për aktorin amerikan. Ylli i "American Gigolo" në fakt ishte martuar dy herë në të kaluarën, fillimisht me Cindy Crawford nga 1991 deri në 1995 dhe më pas me aktoren Carey Lowell nga 2002 deri në 2013, nga lidhja e së cilës djali i tyre Homer lindi në 2000.

Alejandra ishte gjithashtu e martuar më parë, me Govind Friedland me të cilin ka edhe një djalë. Dyshja simpatike rrallë shihen të dalin bashkë në publik, Dalja e fundit ka qenë në një eveniment bamirësie, City Harvest Gala 2024 në Nju Jork .

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?