Pirro Vengu dhe Nancy VanHorn

SHBA instalon këshilltarin e vet pranë Ministrisë së Mbrojtjes! Firmoset memorandumi mes Pirro Vengut dhe Nancy VanHorn

14 Gusht, 11:05| Përditesimi: 14 Gusht, 11:17

  • Share

Tirane- Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara vijojnë të forcojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu priti sot në një takim mirëseardhjeje të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, me të cilën nënshkroi një memorandum për vendosjen e këshilltarit të Planifikimit Strategjik pranë Ministrisë së Mbrojtjes.

Vëngu theksoi se “ai do t’i bashkohet katër këshilltarëve të tjerë amerikanë që ndërveprojnë në baza ditore me stafin civil dhe ushtarak shqiptar, në modernizim, logjistikë, personel e rekrutim si dhe siguri kibernetike”.

“Projektet me impakt strategjik të shumëfishtë për vendin, siç është baza autonome detare e Porto Romanos, rijetëzimi i industrisë ushtarake në vend, si dhe angazhimet politike dhe financiare përkundrejt NATO-s, në fokus të vazhdueshëm të partneriteti tonë strategjik me SHBA, duke kontribuar në forcimin e sigurisë kombëtare dhe stabilitetit rajonal”, u shpreh ministri.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?