Policia e Bellizona gjatë një operacioni

Një kile kokainë dhe mijëra euro, 29-vjeçari shqiptar arrestohet në Bellinzona, dyshohet se trafikonte mes Zvicrës dhe Italisë

15 Nëntor, 16:55| Përditesimi: 15 Nëntor, 16:58

  • Share

Itali- Operacioni i policisë në kantonin e Bellizona, ka çuar në pranga një shtetas shqiptar 29-vjeçar.

Gjatë kontrollit oficerët i gjetën 1 kg kokainë dhe dhjetëra mijëra franga në shtëpi.

Media italiane publikoi lajmin e aksionit të kryer në Claro di Bellinzona, kurse shqiptari, emri i të cilit nuk u publikua, tashmë akuzohet jo vetëm për trafik droge, por edhe për pastrim parash.

Bastisja për të ndaluar 29-vjeçarin filloi të enjten, më 14 nëntor, si pjesë e një hetimi kundër drogës të kryer nga Policia Kantonale, në bashkëpunim me oficerët e Policisë së Qytetit të Bellinzonës, me koordinimin e Prokurorit Publik Roberto Ruggeri.

Prokuroria dhe Policia dyshojnë se ai është i përfshirë në një aktivitet të rëndësishëm shpërndarjeje droge për klientët vendas, por edhe mes dy zonave të kufirit Itali-Zvicër, shkruan "Varese News".

Krimet ndaj tij janë shkelje e thjeshtë e rëndë e Ligjit Federal për Narkotikët, shkelje e Ligjit Federal për të Huajt dhe pastrim parash. Arrestimi dhe ndalimi u konfirmuan nga gjyqtari i masave shtrënguese në Bellizona.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?