Opinion

Një Konferencë shtypi që foli shumë?

22 Maj 2021, 18:21| Përditesimi: 22 Maj 2021, 18:23

  • Share

Nuk prisja ndonjë reflektim prej Z.Sali në konferencën e orës 1800 të datës 20 Maj. E dëgjova me vëmëndje deklaratën e Tij sepse në ato rreshta do të kuptoja se ku, si dhe me çfarë mjetesh do të “luajë” Opozita. Por u shokova kur dëgjova të thotë: ”..po të kthehemi 40 vite pas mua do të më gjenit një kardiolog pasionant, një njeri i shëtitur që jetonte absolutisht jo keq,... por kishte një problem nuk kishte dinjitet ky njeri.”. Me këtë rrëfim ky njeri/mbreti vendosi të dalë lakuriq! Deri në moshën 46 vjeç “nuk kishte dinjitet ky njeri!”. U çfaq filmi dokumentar i jetës së kardiologut pasionant e të shetitur, për vitet kritike kur ngjizet karakteri. Sjellja prej kameleoni dhe stresi si bashkëudhëtarë kanë ndikuar në formimin e tij, kanë skalitur egoizmin.

Një egoist relativizon interesat e veta dhe për ti përmbushur ato, pashmangësisht shkel mbi çdo normë e parim jetësor. Më së pari humbet apo nuk gjen kurrë dinjitetin, ashtu siç i ka ndodhur Z.Sali (nuk kishte dinjitet ky njeri!..). Së dyti për të plotësuar me çdo kusht interesat e veta ky “kardiolog pasionant, një njeri i shëtitur” ka ndërtuar marrdhënie jo njerëzore me të tjerët, më e pakta ka humbur përmasën e humanizmit, sinqeritetit dhe etikës në sjelljen e tij. Së treti egoizmi krijon mbivlerësimin e vetvehtes, formon një kult individi; dhe në këto situata vështirë se shpëton nga procesi biopsikologjik i lindjes së ndjenjës së dyshimit deri në paranojë. Së katërti plotësimi i intersave të larmishme e në rritje, në një masë të dukshme mbi ata që e rrethojnë, kanë imponuar një jetë të dyzuar ku njeriu jep çfaqje të sforcuar për të mbuluar thelbin e brendshëm; kjo sepse vetëm kështu mund të plotësonte ambiciet e tij jo të vogla (një kardiolog pasionant, një njeri i shëtitur që jetonte absolutisht jo keq!..). Së pesti në karakterin e një njeriu, i cili jeton gjatë nën një regjim stresi përvijohet kameleonizmi, hedhin rrënjë vese çformëruese që trashëgohen për gjithë jetën. Edhe Z.Sali nuk mund ti ketë shëptuar këtij procesi çformërues, siç e pranon edhe vetë (nuk kishte dinjitet ky njeri!..). Prej një procesi të tillë, me apo kundër dëshirës së vet, e katapultuan në Lëvizjen Demokratike.

Vuri këmbën e lyer me miell të bardhë, shkeli mbi fituesin e garës për Kryetar të PD dhe i rrëmbeu postin, gjë që për formimin dhe sjelljen e tij ishte një veprim i natyrshëm, ushtruar edhe më parë. Deri në vitin 1990 mik i familjeve të udhëheqjes, falë tyre edhe shkëlqeu mbi të tjerët, por nuk u ndruajt ti anatemonte ato si komuniste e kriminele dhe mbi kurrizin e tyre të lartësohej si më antikomunisti i shekullit. I quajti shqipëtarët bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës por, si kirurg pasionant, nga kjo bashkësi ndau vehten dhe ata që i duheshin për të përmbushur misionin. Nuk ndieu dhimbje kur i nxiti shqipëtarët të investonin edhe qindarkat e fundit në piramida deri ditën e falimentimit të tyre.

Deklarohet miku më i madh i SHBA por nuk lë rast ti ikij pa dëmtuar imazhin e tyre. Përgjërohet për Kosovën por lejoi të furnizohej me karburant makina luftarake vrastare e Millosheviçit apo i kërkoi Delegacionit të Kosovës që të mos frimoste Marrveshjen e Rrambujesë. Thotë se nuk e di si u shua fati i kosovarit Rremzi Hoxha edhe pse pranon që në këtë çështje janë përfshirë institucionet e shtetit që Ai i drejtonte. Në 21 janar 2011, përballë zyrës së tij, Garda e Republikës vrau katër protestues dhe Ai nuk nguroi të gënjejë e me vetdije të akuzojë edhe të vrarët! Ai asnjë herë nuk sqaroi popullin mbi ngjarjet e viteve 96-97 kur Shqipëria e ndez flakë dhe rrezikoi ndarjen territoriale të sajë sipas projektit të Naçertanjes serbo-ruse. Tani kuptoj përse Saliu President dhe Kryeministër, veç së tjerash, ka bërë sa më sipër. Ka shumë gjëra që një udhëheqës i bën jo vetëm se ia kërkojnë ti bëjë por edhe sepse ia pëlqen dhe kërkon karakteri e vet!

 

Komento

Komente

  • Mali: 22/05/2021 22:57

    nje anatomi perfekte per saliun. nxjerr ne drite kush paska qene ky njeri qe na shkaterroi si njerez e si shtet. mali

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?