E kishte planifikuar prej kohësh ta vriste, dhe e ka realizuar këtë skenar të frikshëm me gjakftohtësi.
"Krimin e kisha planifikuar më përpara por jo se kur, por një ditë do e bëja për këtë arsye nuk i dilja para Enkeledës që mos të krijoja dyshime", është dëshmia e 34-vjeçarit që dy netë më parë vrau kunatën e tij.
Erdet Çapoku nuk i ka treguar askujt se pak para mesnate kishte masakruar me bishtin e një sqepari dhe me thikë kunatën e tij, Enkeleda Çapoku 39 vjeç, nënë e një vajze. Menjëherë pas krimit të rëndë të cilin e kreu në gjendje të dehur, 34-vjeçari ka shkuar në banesën e kushëririt të tij në zonën e Laprakës, ku ka fjetur gjumë deri në mesditë kur policia e arrestoi.
Siç burime nga policia thonë, Çapoku u arrestua në gjumë rreth orës 12:30 të mesditës, një ditë pasi kishte vrarë kunatën në banesën e saj me qira në zonën e Paskuqanit. Efektivët e komisariat numër 4 në kryeqytet, në një punë të mirëorganizuar drejtuar nga shefi i këtij komisariati, arritën të zbulojnë vendndodhjen e autorit të krimit, dhe të dalin në terren për aksionin e arrestimit. Në një banesë 3 katëshe në Laprakë, pranë vendit që njihet ndryshe si "Kupola", efektivët e komisariatit numër 4 e kanë arrestuar Erdet Çapokun në befasi, teksa ai ishte në gjumë. Më pas, saktësojnë burimet, ai është shoqëruar në ambientet e komisariati, dhe nga një intervistë e shkurtër për shkak se hetimi ndiqet tashmë nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, 34-vjeçari ka pranuar vrasjen për shkak të disa mosmarrëveshjeve që kishte pasur me kunatën e tij, por edhe me vëllain, të cilin sipas Çapokut, kunata e tradhtonte.
Autori me origjinë nga Përmeti, njihej nga të gjithë si një person i qetë, ndërsa punonte edhe faturino. Por ndryshe ishte për kunatën, Enkeledën, të cilën e kishte përndjekur prej kohësh, madje duke e detyruar ta denoncojë edhe në polici, por pa gjetur zgjidhje.
Para hetuesve, autori ka pranuar se para se të shkonte në banesën ku Enkeleda banonte me qira në Paskuqan me nënën dhe vajzën e saj, kishte konsumuar alkool në një lokal pranë shtëpisë së saj. Më tej është futur me dhunë në banesën e saj dhe ka goditur të parën me shkop nënën e Enkeledës duke e lënë pa ndjenja, dhe më tej ka goditur kunatën, të cilat në atë orar ishin në dhomën e gjumit.
"Mu errën sytë kur Enkeleda u ngrit", mësohet të ketë thënë 34-vjeçari në dëshminë e tij, prandaj nxorra thikën dhe e godita disa herë. Më pas, siç ai tregon, ka shkuar në banesën e djalit të dajes, ku pas vlerësimit të informacionit që u bë nga ana e shefit të komisariatit numër 4, Agim Hoxha, u bë e mundur zbulimi i vendndodhjes edhe arrestimi i tij në gjumë, në apartamentin me qira në Laprakë.
Konflikti mes kunatit dhe kunatës kishte nisur 6 muaj më parë, kur Erdet Çapoku e qëlloi Enkeleda Çapokun pas një sherri në rrugën kryesore mes bashkisë së Kamzës dhe komisariatit. 39-vjeçarja e denoncoi për përndjekje, por cështja u mbyll. Pas sherrit, gruaja së bashku me vajzën 17-vjeçe dhe nënën u zhvendosën në një shtëpi me qira duke u larguar nga banesa ku jetonin më parë me kunatin dhe familjarët e tjerë.
Nga dëshmia e Çapokut që Shqiptarja.com disponon, pikërisht ky moment, është ai çka 34-vjeçari nuk e ka harruar, dhe e ka kthyer në një inat më shumë se personal me kunatën e tij. Madje ai nuk ka ngurruar ta kërcënojë drejtpërdrejtë se do ta vriste 39-vjeçare, nëse ajo e fuste në burg për përndjekje.
"Unë e mora inat në momentin që me bëri kallëzimin, pasi unë kam investuar tërë lekët për të rritur mbesën e të ushqeheshin ajo dhe vajza. Dhe sa herë më kërkonte lek Enkeleda i jepja e shkoja mirë me të, por pasi më ishte betuar që do më fuste në burg, unë isha betuar që do e vrisja, sepse më kishte marrë tërë lekët e punës që bëja dhe nuk kisha faj, vetëm se unë kisha hetuar që ajo shkonte me meshkuj të tjerë dhe vëllai im dhe burri i asaj ishte në burg. Unë e bëra këtë se ajo më bënte presion se do më fuste në burg kot, e më prishi me vëllain vetëm se unë i zbulova lidhjet intime", është shprehur Çapoku para grupit hetimor.
Bashkëshorti i Enkeleda Çapokut ndodhet në burg për trafik të drogës.
Bravo shefi agim hoxha (nje cope polic injorant),kush ja tregoi informacionin fryma. Shenjte apo familjaret e viktimes.reklame injorante duke pre se sa ngjarje ka te pazbuluara kimisariati nr 4.) nese hetimj behet nga dr tianes cne agimi ben intervista me vrasesin dhe nxjerr sekretin.
Përgjigju45 vite qeli izoluese...!!!
PërgjigjuBravo shefit te komisariatit qe paska udhehequr operacionin dhe paska kapur....ne befasi autorin .....qe flinte!! Hahahahah!
Përgjigju