Një Krishtlindje si asnjeherë tjetër, festimet nga Betlehemi në Romë

25 Dhjetor 2020, 09:51| Përditesimi: 25 Dhjetor 2020, 12:58

  • Share

Një Krishtlindje si asnjë tjetër, megjithatë disa tradita do të mbeten të pandryshueshme, si Mesha e Krishtlindjeve. Nga Betlehemi në Romë, koronavirusi ka hedhur hijen e tij në festimet e prag të Krishtlindjeve në mbarë botën, me miliona të detyruar të anulojnë planet ose të ulin festimet nën kufizime të reja të virusit.

Pavarësisht nga gjithçka, Papa Françesku  mbajti meshën në Bazilikën e Shën Pjetrit në Romë të enjten në mbrëmje, me vetëm 200 besimtarë kundrejt mijërave në vitet e mëparshme dhe sigurisht maska është e detyrueshme.

Orari madje është sjellë dy orë përpara, për të respektuar shtetrrethimin i cili fillon në orën 10:00 në Itali. Papa theksoi se lindja e një fëmije na kujtoi se nuk duhet ta kalonim kohën tonë "duke qarë për fatin tonë, por duke ngushëlluar lotët e atyre që vuajnë" e duke u shërbyer "të varfërve" .

“Zoti erdhi mes nesh në varfëri dhe nevojë, për të na thënë se duke u shërbyer të varfërve, ne do të tregojmë dashurinë tonë për të. Zoti gjithmonë na do me një dashuri më të madhe sesa kemi për veten tonë. Ky është sekreti i tij për të hyrë në zemrat tona”, tha Papa.

Betlehemi, ku të krishterët besojnë se Jezusi lindi, filloi në prag të Krishtlindjes me gajde dhe daulle, por pak njerëz ishin atje për t'i përshëndetur ata. Mesha e natës së Krishtlindjes në Kishën e Lindjes së Krishtit dhe është tradicionalisht pika kryesore e një sezoni festash që sheh qindra mijëra vizitorë të dynden në qytetin palestinez.

Gjermania është detyruar të anulojë tregjet e saj të famshme të Krishtlindjeve.  Në Kishën e Shën Mërisë në Berlin, si në shumë vende të tjera të adhurimit në të gjithë Evropën, ishte e nevojshme respektimi i masave Covid-19. Besimtarëve u janë dhënë mundësitë për të mbajtur mesha në ajër të hapur, mundësia e lutjes në heshtje brenda ose ndjekja e meshës në internet.

Ndërkohë, britanikët u shkëputen nga vendet e botës, për shkak të shfaqjes së një lloji të ri Covid-19.

Kori i Katedrales Notre Dame kënduan brenda monumentit mesjetar të Parisit për herë të parë që nga zjarri shkatërrues i vitit të kaluar për një koncert special të Krishtlindjeve.

Të shoqëruar nga një violonçelist i mirënjohur, këngëtarët performuan nën dritaret e qelqit të katedrales mes kishës së errësuar, e cila po kalon nga të qenit një  vend për pastrimin shpirtëror në një vend masiv rindërtimi.

Anëtarët e korit qëndruan të distancuar nga njëri tjetri për të qenë në gjendje të rrinin pa maska - e cila kërkohet brenda në Francë për të ndaluar përhapjen e virusit .

Koncerti – përfshiu "Natën e Heshtur" në anglisht dhe frëngjisht, "Himni i Engjëjve", dhe madje "Jingle Bells" .

Amerikanët e pritën Krishtlindjen me një bilanc të zymtë, kur infeksionet me koronavirus janë përhapur në të gjithë vendin.

Udhëheqësit politikë të shteteve dhe ata lokalë në të gjithë vendin u kanë kërkuar amerikanëve që të mos udhëtojnë për pushime, duke thënë se festimet e Falënderimeve e përhapën më tej virusin.

Si pjesë e koncerteve "Met Stars Live in Concert" të krijuara nga Metropolitan Opera në Nju Jork, bas-baritoni i famshëm Bryn Terfel ka interpretuar drejtpërdrejt dhe në internet.

Festimet e Vitit të Ri në të gjithë Evropën, me bllokime që priten për Skocinë, Irlandën e Veriut dhe Austrinë gjatë periudhës pas Krishtlindjeve, ndërsa Portugalia ka vendosur një shtetrrethim të Vitit të Ri.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?