Një lajm i mirë nga karantina, BE: Në Tiranë u shënua niveli më i ulët i ndotjes

13 Prill 2020, 16:53
  • Share

TIRANE-Përveç lajmit të mirë se thuajse përditë shtohet numri i personave të shëruar nga COVID-19, një tjetër lajm i mirë gjatë këtyre ditëve të karantinës është përmirësimi i cilësisë së ajrit.

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, delegacioni i BE-së në Tiranë thekson se "është shënuar niveli më i ulët i ndotjes. Në mbrëmjen e 7 prillit u regjistrua për herë të parë në zonën e 21 Dhjetorit vlera 0mg/m3 për grimcat PM2.5 dhe PM10” shkruan delegacioni i BE-së.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?