Shkrimtari Dritëro Agolli dhe albanologu Selman Riza

Kultura
Dosje

Një letër e rrallë e Selman Rizës dërguar tim ati, Dritëro Agollit

6 Tetor 2018, 07:41| Përditesimi: 6 Tetor 2018, 14:59

  • Share

Në morinë e dorëshkrimeve, letërkëmbimeve e dosjeve të shumta të tim eti,, letërkëmbimi me prof. Selman Riza është më i veçanti. Dallohet një respekt e miqësi e ndërsjelltë. Në bisedat familjare shpesh përmendej ,po ashtu, albanologu dhe atdhetari i përveçëm prof .Riza.

Një letër e tij në kohën kur ishte larguar nga Instituti i Gjuhësisë dhe shërbente në muzeun dhe bibliotekën e Beratit, dëshmon shumë më tepër se çdo dokument historik, mendjehaptësinë, kulturën e komunikimit , çiltërsinë dhe kurajon për të vijuar jetën e intelektualit të rrallë edhe në kushtet e vështira të jetesës në Berat , larg qendrës studimore albanologjike .

Letra e shkruar në vitin 1969, të befason me zhdërvjelltësinë e bukurinë e gjuhës . Në fakt ajo përmban vëzhgime kritike gjuhësorë e stilistike për poemën “Baballarët” , botuar nga Dritëroi po atë vit:

“I dashamirësuari Dritëro Agolli,

Në poemën tuaj(jo)të fundit (brendinë e së cilës unë prozaikisht do ta përmblidhnja kështu:”vlerësim reciprok ekzaltues i dy brezave barabar heroikë”),përdorja alternative”baballarë(t)”:”etrit tanë” mendoj se përbën një keqkuptim gjuhësoro-stilistik, midis tjerash, për këto arësye:
1) Në letërsinë tonë fjala “baballarët”(psh. “të kombit “) është përdorur më fort si pezhorative;
2) Në titullin dhe trupin e poemës , emri “baballarët”patjetër është më i pacaktuar , më indirekt dhe, si të thuash, më i ftohtë se togfjalëshi “ etrit tanë”;
3) Përdorje alternative të këtyre dy quajtjeve unë në trupin e poemës nuk i gjeta dot asnjë funksion diferencues të asnjë lloji;
4) Si kumbim, fjalës “baballarët” a nuk është për t’iu parpëlqyer togfjalëshi “etrit tanë”?
5) Si prejardhje , anadollakizmit kaba “ baballarët” a nuk është gjithashtu për t’iu parpëlqyer lashto-shqiptarizmi i zhdërvjelltë”etrit tanë”?

Mora këtë mundimth për të ju kumtuar këtë vërejtjezë një sepse nga ribotimi i poemës suaj kaq të brumët si brendi e kaq të hovshëme si derdhje mund dhe duhet mënjanuar edhe ai më i lehti stonim stilistiko-gjuhësor , dy sepse desha të krijonj vehtes rastin për tëju shprehur dashamirësinë time dhe respektin tim .

12.6.1969

Selman Riza 
Pranë Bibliotekës së Shtetit 
Berat

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ismail: 06/10/2018 10:38

    KJo eshte miqesia e vertete, e sinqert e shume miqesore.Kjo eshte nje venerim prinderor dhe e urret prej nje autoriteti kompetet.

    Përgjigju
  • Ismail: 06/10/2018 10:38

    KJo eshte miqesia e vertete, e sinqert e shume miqesore.Kjo eshte nje venerim prinderor dhe e urret prej nje autoriteti kompetet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?