Një libër për gjyshërit, kompozitori Enver Shëngjergji: Në 30 vite nuk është menduar asnjëherë për ta, ndihen të vetmuar!

8 Tetor 2020, 16:51| Përditesimi: 8 Tetor 2020, 19:42

  • Share

Për çdo fëmijë gjyshërit janë të mençur dhe të dashur. Me këshillat e tyre ata bëjnë që dita e nipërve edhe mbesave të jetë e ndritshme. Ata kanë ardhur në jetë para nesh, edhe nuk lejojnë asnjëherë që nipërve apo mbesave të tyre, dikush t’u bëjë keq. Por në këto 30 vite tranzicion, ndihen më shumë se të vetmuar, ndihen të braktisur, nga të gjithë ne, nga shoqëria. Për “ReportTV”, kompozitori Enver Shëngjergji rrëfen brengën që e ka gërryer përbrenda prej tetë vitesh,  brengë për të cilën ka shkruar librin “Zemra e gjyshit”

“Ky libër i ka brenda qindra e qindra gjyshër. Nuk është një zëmër. Janë shumë zemra të mbledhura në një zëmër edhe në një shpirt. Këta gjyshër mundohen të tregojnë hallet edhe dertet e tyre, që këto të vite janë të shumta. Por edhe gëzimet e tyre”.

Në këtë libër, Shëngjergji sjell edhe eksperiencën e tij si gjysh dhe bën apel, kujtdo që ka gjysh apo gjyshe të kujtohet për ta pa qenë vonë

“Ka një raport shumë personal, që mua më ka ndodh me time bijë në Amerikën e largët, por aty jam unë. Por aty ka shumë familje, që i shikoj ose jetoj me ta, që janë braktisur edhe janë lënë rrugëve. Por kjo lloj, vetmie është shkatërruese për brezin tonë”, përfundon artisti.

Kompozitori Enver Shëngjergji për mëse 40 vjet ka kontribuar me krijimtari në gjininë e këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore, si titujt e këngëve: “Udhëtuam së bashku”, "Mbrëmja e fundit”, “Vajzat e fshatit tim”, “Nën kurorën e ullirit”, “Lulet e mollës” dhe “Ninulla”.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?