'Një maloke më pak', qytetarët protestë para organeve të vetting-ut për fyerjen ndaj Elisabeta Imerajt! Aktori Mehdi Malkaj: Kush e solli ndarjen veri-jug? Shqipëria është një

8 Prill 2022, 14:29| Përditesimi: 8 Prill 2022, 17:57

  • Share

Mesazhi i një prej anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e etiketonte “maloke” drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, për shkak të origjinës së saj nga Tropoja nuk u prit mirë nga opinioni publik.

Pas reagimit në rrjetet sociale të figurave të njohura, këtë të premte shumë qytetarë dolën një tubim para godinës së KPK-së tek Rruga e Kavajës. Veriorë e jugorë, të gjithë bashkë, e konsideruan fyerje. Ndër to ishte edhe aktori i njohur Mehdi Malkaj.

“Unë jam malok, por unë kam edhe miq malok këtu. Nuk qëndron problemi se u grindën dy zyrtarë, por po bëhet një luftë e madhe për very-jug. për të përçarë atë që quhet Shqipëri. Unë e dua shumë Shkodrën, e dua shumë Dibrën kam qenë më shfaqje, e dua vendin tim, por përse e shëmtojnë njerëzit. Kush e ka shpikur veri-jug këtu tek ne?" tha aktori Malkaj.

Për rreth 60 minuta protesta u mbikëqyr nga policët e Tiranës, por nuk u shënua asnjë incident

Debati mbi ndarjet krahinore mori rrugë në një prej seancave të Elisabeta Imerajt në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Kryeprokurorja Imeraj citoi një mesazh që sipas saj anëtarja e KPK, Genta Bungo e kishte cilësuar atë maloke.

“Zonja Genta Bungo ka një paragjykim të tmerrshëm për subjektin e rivlerësimit. Ça të duhet, ajo qeshi ça të duhet, një maloke më pak? Pupupupu! Unë u largova se ajo ishte eprorja ime”, tha Imeraj.

Elisabeta Imeraj kaloi me sukses në shkallën e parë të vetting-ut, ndërsa këto kohë po përballet me Apelin. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit të Institucioni i Komisionerit Publik kërkon shkarkimin e saj nga detyra, por kryeprokurorja ka ngritur akuza për falsifikim dokumente nga Teo Jackobs.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/04/2022 03:09

    Shprehja /malok/ nuk nenkupton vetem Veriun.Ne pergjithesi, eshte perdorur si cilesim per persona specifike nga i gjithe territori shqipfoles,ne te gjitha anet e Shqiperise dhe nuk ka te beje me gjeografine.Personi qe mund te quhet keshtu, mund te duket pak ndryshe ne veprime,gjykime,etj.Sinonime te peraferta me te mund te jene /i pa sofistikuar/,/i pa kulturuar/,/i pa gdhendur/,/kokeforte/,person qe ndjek rregulla e logjikon ndryshe nga qytetaret,ose nga bota e zhvilluar.Shume gjera,veprime e mendime qe per te mund te jene te pranueshme,te justifikuara dhe normale,per njerezit e botes se zhvilluar jane te papranueshme,jo normale,etj.Besoj se te gjithe ne na ka ndodhur te na quajne maloke,per nje arsye ose tjetren,ose dhe te sillemi si te tille, qofte dhe nje here te vetme ne jete.Eshte perbuzese,por nuk eshte fundi i botes.Integrimi me sofistikimin qe te kerkon shoqeria moderne eshte zgjidhja me e mire.

    Përgjigju
  • karma: 08/04/2022 16:39

    Sali berisha dergoi me qindra paramilitare ne vlor pet te gjunjzu poullin e vlors

    Përgjigju
  • Qutetari: 08/04/2022 16:12

    O Mehdi o Artist mos e prish figuren tende tani ne pleqeri ndaj neve populli qe te ka pare ty ne skene me keto diskutimet pa vlere qe ben per dasite krahinore per veriore malok dhe shpellare per jugsa e te tjera dhenie te tuat qe i pash me ze dhe fikure nga goja jote Dihet se kush i beri keto ndarje dhe armiqesit neper pjeseve te popullit ne malok e jugesa eshte Sahli Ram Berisha qe kur morri pushtetin e mbushi administraten policine gjukatat prokurorine shikun 99 perqind me te ardhurit nga Veriu pra i dashur Artist fol drejt kush e krijohi kete dasi ndarje dhe tani ju vjen keq juve qe largohen nga drejtesia prej vetingut qofshin edhe keta punonjes te drejtesise qe nuk plotesojne kushtet si te koruptuar dhe nga ana Veriore Lereni Drejtesine te pastroj njerez te koruptuar qe nuk kane dhene asnjehere drejtesi mer ne Popull Mehdi Artist shendet dhe pleqeri te mire

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 08/04/2022 15:49

    Zoti Malokio,he Pra kush e Solli ndarjen veri jug?Deri dje akuzuar enverin se e la veriun malokio pas d'ore,pa dritte,pa industri, pa bujqesi e blektori.Te kujtohet Ajo kenga"qe nga jugu ne veri ?flet per kope me desh mekembore qe jugu i bente veriut dhurate.Ndersa dhurate jugut nga veriut ,ju,zoti Malokio i sollet 1997-ten.He Pra,kush e Solli percarjen?ATA qe kishin interes te grabisnin troje,token e xanun.Salinjte tuaj te adhuruar prej kush,zoti Malokio.Ndaj dhe i zvarriteni prapa.

    Përgjigju
  • Vsnsn: 08/04/2022 15:10

    Mos bini pre e percarjeve. Kemi nje KM qe urren kombin e tij dhe vendin e tij. Eshte KM dhe qeveri qe punon me shume per armiqte tone sesa per ne. Endrra sllavo greke eshte te shohe Shqiperine ne lufte civile veri jug! Kete u perpoqen te bene ne 1997 me saliun ne krye. Objektivi dhe strategjia sllavo greke eshte po e njejta me ate qe u be para nje shekulli. Ju nuk duhet ti vini veshin nje veshgjati ne detyre vene nga qeveria rama. E dime qe rama ben me te keqen per kombin keshtu qe nuk duhet te na habise, por le te jete dicka e pritshme. Sa per bq qe thone veri jug - te na rruani topet ne cdo cast! Do te ju vije dita.

    Përgjigju
    • Shensk: 08/04/2022 23:05

      @Ani Mos bjer pre. Me shume se gjysma e laberise maloker jane (perfshi dhe mua:-)). Ky eshte relievi i Shqiperise. 2/3-tat male dhe 1/3-ta fushe. 1913 keshtu na la. Kemi qeverine me komb dashamirese qe mund te egzistoje. Ku te jete gjeja me e keqe dhe e padobishme per kombin, ate ben. Keshtu ndodh kur kemi njerin skizofren dhe tjatrin psikopat si “kryetare”. Ue, harrova per Like dopjon!

    • Na çave trapin: 08/04/2022 16:28

      Lexo emrin o idiot. Sa shume idiotë ka ky vend o zot.

    • Ani: 08/04/2022 15:17

      Ndarjen veri jug e ka nisur armiku me i madh i kombit, Sali Berisha qe ka punuar vetem per interesat e serbise dhe e shkaterroi Shqiperine.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?