Një mama moderne si Gerta Gixhari, rregulli i veçantë që i ka vendosur fëmijëve: Nuk më pëlqen që të më thërrasin mami ( VIDEO)

2 Janar 2021, 15:14| Përditesimi: 2 Janar 2021, 15:57

  • Share

Ditët e para të vitit 2021 në ‘’Rreze dielli’’ nisën si festë me valle popullore nga fëmijët e ansamblit dhe me personazhe të dashur dhe plot pozitivitet. Një ndër to është edhe moderatorja Gerta Gixhari, e cila foli jo vetëm për projektet e saj profesionale por edhe jetën personale dhe marrëdhënien e saj me fëmijët.

Gerta ndryshe nga personazhet  e tjerë publikë, nuk dëshiron të tregojë foto të fëmijëve dhe familjes së saj. Ajo ka zgjedhur që të ruaj privatësinë për to dhe për këtë ka një arsye: 

‘’ Ata janë të vegjël tani, kështu që unë nuk dua që kur të rriten të më thojnë pse më ke nxjerr kështu apo pse më ke nxjerr ashtu. Plus kthehen më shumë në qendër të vëmendjes ashtu dhe mua nuk më pëlqen kjo pjesë tek ata, bëhen më lehtësisht të dallueshëm, të identifikueshëm si fëmijët e mi apo si familjarët e mi dhe mua nuk më pëlqen kjo pjesë, kështu që prandaj e ruaj me shumë fantizëm këtë pjesë dhe shumë rrall postoj foto’’ tha ajo.

Gerta tregoi se nuk është një mama e zakonshme dhe madje nuk pëlqen aspak që fëmijët ta thërrasin të tillë. 

‘’Ky termi mami nuk më pëlqen fare, sepse unë edhe në shtëpi mundohem të krijoj një marrëdhënie më miqsore, si shokë dhe me bashkëshortin dhe me fëmijët. Nuk po them se dua ti largohem totalisht asaj idesë të  termit vetëm mami, por ideja e një mamaje klasike nuk më pëlqen. më pëlqen që në shtëpinë time të ngrihet një frymë shumë ndryshe, ku ne trajtohemi si shokë me njëri-tjetrin. Patjetër me disiplinën e familjes sepse ajo është shumë e rëndësishme, shumë e domosdoshme , e kërkoj dhe pjesën e disiplines por dua të ruaj një balancë’’ tha ajo. 

Ndër të tjera rrëfeu që të dy djemtë e saj e thërrasin në emër: 

‘’Kur të rriten mund të theksohet edhe më shumë kjo pjesë, po djali vogël përshembull më thërret lloj-lloj emrash me përkëdhelje, nuk thotë ‘ o mami’ gjithmonë do gjej një gjë, që të më thërrasi edhe djali madh deri vonëmë thërriste ‘ Eta’. Ndërsa zakonisht me emra‘’, përfundoi ajo. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?