Me votat e numëruara brenda vendit, PS siguron 4 mandate në qarkun Shkodër, duke i marrë një PD-së nga zgjedhjet e vitit 2021. Por kandidatja e listës së mbyllur në këtë qark, Marjana Koçeku e cilëson këtë rezultat të padrejtë, pasi sipas saj, PS meriton më shumë për shkak të punëve që ka bërë në dy vitet e fundit në Shkodër.
“Rezultati i fundit më duket pak i padrejtë prej këtyre punëve të mira të bëra në qarkun Shkodër. Ne kemi pritur, mbetet akoma me parë votën e diasporës, por kemi pasur siguri të madhe në mandatin e 5. Por PD ka pasur rënie prej zgjedhjeve të mëparshme por duke pasur rezultatin e partive të vogla, Shkodra ka filluar të marrë drejtim të majtë, pasi PSD është ndarë me dy mandate, PS me 4 dhe PD me 5 mandate. "
Në një intervistë për Report TV, Koçeku, e njohur edhe si ‘Neomalësorja’, tha se nuk ka pasur dyshime që në rang kombëtar PS do të arrinte një rezultat të tillë prej 83 mandates.
“Një natë para se me filluar votimet kemi pas vënë një bast me grupin e punës dhe përgjigjia ime ka qenë 80 mandate do të arrijë PS. E kisha bindje të palëkundur prej vizionit të Ramës dhe punëve e ndryshimit madhor që ka pësuar Shqipëria dhe duke pasur parasysh një opozitë të dërrmuar përballë dhe strategjitë që vetë opozita ka tentuar të përdorë me ardhur në pushtet, shumë larg një politike të mirëqenë për me korrur sukses. Nuk kam pasur dyshime në triumfimin e PS për mandatin e katërt.”, u shpreh ajo.
Ajo tha se gara e saj nuk ka qenë personale, pasi ishte në listën e mbyllur, por për numrin 5, numri që socialistët kishin në fletën e votimit. E pyetur se çfarë do t’u ofrojë shkodranëve, Neomalësorja theksoi se përveçse do të ushtrojë në terren dijet që ka marrë në shkencat politike, do të japë një kontribut edhe në agroturizëm dhe zhvillimin rural, një fushë e njohur për të, për shkak të aktivizimit të saj me një biznes në zonën e saj.
“Unë kam studiuar për shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Deri tani politikën e kam cekur në anën teorike dhe parimore të saj. Tani është koha për ta prekur edhe në terren. Unë pas studimeve jam rikthyer në Dukagjin dhe me familjen kemi nisur një agroturizëm. Janë disa sfera ku mund ta jap kontributin, jo vetëm ku kam studiuar dhe ajo që kam arritur me krijuar me të tëra sfidat, me turizmin, agroturizmin dhe zhvillimin rural por pa lënë mënjanë politikat e jashtme. Ajo ku unë kam pasionin më të madh është zhvillimi rural dhe turizmi dhe besoj se është koha më e bukur për t’u aktivizuar më konkretisht në politika të qëdrueshme dhe dashamirëse ndaj zonave tona rurale me potencial të jashtëzakonshëm. Aty ku deri sot janë parë vështirësi, unë shoh mundësi dhe potenciale për komunitetin dhe zonat rurale të qarkut të Shkodrës.”, u shpreh ajo.
Një apel bëri edhe për të rinjtë që të njohin dhe investojnë në vendin e tyre.
“E kam thënë se Shqipërinë duhet me e vizituar dhe e njohur më shumë. Kur e njohim e duam më shumë. Jam fanatike e mbrojtjss së identitetit dhe oriogjinalitetit të çdo zone. Ajo çfarë unë jam munduar me promovuar ka qenë se mund të bëjmë gjëra të jashtëzakonshme me ato që kemi pa u dekurajuar për atë që na mungojnë. Mesazhi im për rininë është të përpiqen më shumë, ta duan vendin e tyre më shumë dhe të përpiqen me mënyra më origjinale për vendin e vet por edhe me ndihmën e shtetit besoj shumë në vizionin e PS dhe të qeverisë Rama për vëmendjen që i ka dhënë zhvillimit rural.”
Si u bind që të bëhet pjesë e skuadrës së PS? Neomalësorja tha se nuk ka qenë e vështirë t’i bashkohet PS, pasi siç u shpreh ajo, kjo forcë politike ka treguar se është e vetmja zgjidhje për qytetarët.
“Nuk ka qenë e vështirë me më bindur aë më tepër për t’iu bashkuar logos së PS se realisht ka dëshmuar me punë se është e vetmja zgjedhje, aq më tepër në rastin e qarkut Shkodër, ku vetëm në dy vitet e fundit, aë punë sa janë bërë prej pushtetit lokal, nuk janë bërë prej 30 vjet nën drejtimin e PD. Nuk ka qenë e vështirë për me bërë këtë zgjedhje se ka treguar se është e vetmja zgjedhje që na jep zgjidhje. “, shtoi ajo.
Komente

Zoti qofte me ju, per te miren tuaj si e re, dhe te gjithe shqiptareve pa dallim! Urime per fitoren, dhe shperblejani popullit qe ju votoi, me ndershmeri e devotshmeri ne detyren e veshtire te deputetit.
Përgjigju