'Një maskara preku deputeten e PD-së', Dash Sula nxehet keq me gardistin: Skenë e turpshme ndaj koleges, gjithë shoqëria duhet të reagonte

18 Tetor, 17:25| Përditesimi: 18 Tetor, 20:28

  • Share

Dashnor Sula ishte një nga deputetët protagonistë të përplasjeve në Kuvend gjatë seancës së fundit plenare ditën e djeshme, kur deputetët e PD-së vijuan aksionin jashtë Kuvendit.

Ai sqaroi më shumë në Studio Live se ç’ndodhi ditën e djeshme. Për Arbër Hitajn ai u ndal në dy momente, ku kulmorja ishte me deputeten e PD-së Elda Hoti.

'Nuk është absolutisht për të bërë qejfin por të vlerësoj si gazetar si zë i pastër i drejtë dhe pa ndikim. Do doja të njëjtën qasje të kisha dhe unë, ti që më njeh e di që e kam të shenjtë të vërtetën. Do doja të isha i drejtpërdrejtë. Dje janë përpos gjërave të tjera, mjafton dy momente, i pari me hyrjen në parlament të deputetëve burra dhe gra që ishin të papërjashtuar, u pamundësua për 30 minuta te kordoni dhe brenda në korridor.'

Sipas Sulës skena brenda sallës ku gardisti po ndalonte Elda Hotin është një skenë e turpshme dhe e cilëson gardistin si një maskara.

'Pastaj vazhdojmë brenda, jam baba, jam edhe bashkëshort por atë skemë të turpshme me kolegen Elda Hoti e gjitha shoqëria duhet të kishte reagim. Garda e organizuar dhe ka detyrë të përcaktuar sipas ligjit dhe rregullores për të siguruar të gjithë kur shkelet ligji nga deputetët. Dhe pikërisht për ti paraprirë garda ka në shërbim burra dhe gra gardiste në sallën e parlamentit. Si mund të ndodhi, kush i shtyn që të vërë një burrë i pisët dhe maskara të preki një femër, që spo them më tepër se janë pamjet filmike, në një kohë kur aty ishin gardistet gra femra që për çdo veprim do kishte ndërhyrje.

Zonja Hoti nuk kishte kallashnikov që po rrezikonte jetën. Bëhet fjalë për një shishe acetoni grash femrash, kaq ishte. Duhej një mashkull gardist, maskara me ato skena provokuese të turpshme. Rilindja nuk tenton të kërkojë një falje. E patë ministri i brendshëm por bënte aktin e ekspertizës duke i nuhatur, një kalama. Një kalama i emëruar, bën këto sjellje dhe ato veprimesh që nuk i bën dot një ministër i brendshëm që të irriton. Sot e kanë kallëzuar zonjën Hoti në SPAK.'

Më tej shpjegon dhe momentin kur brenda oborrit të Kuvendit u fut FNSH

'Sfidoj këdo për FNSH që hyjnë brenda territorit që është ndaluar me kushtetutë, që kompetencën territoriale e ka garda e republikës. Kam videon që tregon qartazi se si kanë hyrë pa asnjë kërkesë nga garda, si rreshtohen, qetë në qejf të vetë. Shikojini. Pa asnjë moment kushte emergjence. Ishin disa komandantë të gardës, isha i pari që e konstatova, ndërhyrja e FNSH reagova në mënyrë instiktive dhe i drejtova në drejtim të tyre. Ishin me një urrejtje, sepse po shkonim tek godina e parlamentit dhe nuk po lejonin të shkonim në vendin tim.'

Por si përfundim ai dhe deputetë të tjerë janë kallëzuar në SPAK për kundërshtim ndaj punonjësit të policisë.

'Nuk jemi në SPAK për korrupsion, për vjedhje, dhe na çojnë këto. Por duan të mbulojnë atë që sthuhet. Është e turpshme, i mëshiroj këto me sjelljet e tyre.'

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjergj: 19/10/2024 07:52

    A èshtè "skenè e turpshme" ajo pamje mes "deputetes" Hoti dhe efektivit, siç po kèrkon ta klasifikojè zotèria? Kategoria e turpit, nuk na ndihmon kètu shumè por a èshtè konform rregullores? Dhe kètu mendoj se duhet thènè qartè,,,JO. Skena tè tilla tregojnè nivelin amatoresk tè atij efektivi dhe kjo nuk duhet tè ndodhè. Ndèrsa sa i pèrket "deputetes" Açetoni. Nuk e di se me çfarè grashè jeton zotèria por unè nuk njoh shumè gra qè shkojnè nè punè pèr tè stèrpikur kolegèt dhe koleget. Kjo, èshtè HARBUTÈRI DHE KRIMINALE. TURP,,,èshtè fjalè qè nuk e gjen aspak nè sjelljet e kèsaj turme keqbèrèsish siç janè kèto zogjtè e Saliut, ndaj nuk ia vlen tè diskutosh pèr kètè. Pèrdhosja e kuvendit tè republikès, djegja e karrikeve dhe tavolinave, janè akte barbarie qè nuk i justifikon ASGJÈ dhe pèr kètè duheshe patjetèr qè aktorèt tè pèrballeshin me drejtèsinè. Duam europèn, thonè shqiptarèt. Jo jo,,nè europè nuk shkohet me kriminelè dhe halabakè. Ata, duhet ta kenè vèndin nè bankèn e tè akuzuarve.

    Përgjigju
  • populli: 19/10/2024 05:10

    shoqeria vertet duhet te reagoj ndaj ju plerave te pds qe vetem djegjet e rremoj kini ne gjak o plera ,beni politik po te kini bydhe yyyyyyyyyyyy

    Përgjigju
  • Iris: 19/10/2024 02:27

    Si guxoni z.Sula t'a quani gardistin, burre te piset e maskara e skenen te turpshme?! Ai po bente vetem detyren,po perpiqej te ndalonte deputeten per te bere ndonje idiotesi me te rende,nuk po /e perqafonte/sic di vetem ti t'i perqafosh gardistet dhe aty eshte salla e Kuvendit,jo burg grash,apo burrash qe policia te ndahet sipas gjinise.Dhe zonjeza dukej shume komfort kur i vuri doren ne gjoks gardistit e nuk e shtyu asnjehere,apo t'i thoshte mos me prek.Te gjithe e pame videon,por ti dukesh qe i referohesh me qellim te keq vetem fotove te sekuencave te videos.Po t'i referoesha vetem fotos e te kisha dashakeqesi edhe une ashtu do te thosha si ti Dash Sula.Dhe na thua qe hodhi vetem shishe acetoni!Z.Sula,heren e kaluar nga canta e Elda Hotit doli benzina me te cilen u dogjen karriget e megjithate nuk e perjashtuan,nuk u ndoq penalisht,e nuk ju ngarkua pjesa qe i takonte e gjobes per demin e bere.Tani hodhi aceton,por shume mire mund te kishte qene benzine,apo ndonje lende kimike si acid,etj,pastaj cfare kujton se acetoni e parfumet nuk jane te rrezikshme? Provo e veri flaken acetonit,apo parfumit edhe hajde na trego pastaj se sa /te parrezikshem/ jane!

    Përgjigju
  • Bert: 18/10/2024 21:54

    Qe jan llum kta te pd as qe e diskuton njeri po edhe qe jane ne vendin e punes se tyre duhet kujdes nga garda e policia se po u preken kta me aq pushtet e mbrojtje i bje qe populli thjesht shtypet me kemb.

    Përgjigju
  • Nard: 18/10/2024 19:36

    Dash gomari ka pare endrra dhe i duken te verteta njesoj si saliu e vetmja qe ndryshone nga saliu ky eshte gje e trash ..

    Përgjigju
  • Real: 18/10/2024 18:01

    Dash Sula nje gomar qe hyri ne fushen e stadiumit gjate nje ndeshjeje futbolli me pistolete ne dore per ti bere presion arbitrit. Pas kesaj deklaroi ne sallen e kuvendit se po une isha me pistolete ne fushen e futbollit. Ky njeri flet per moral dhe ligj? Apo kujton se e kemi harruar?Acetoni eshte diluent o gje e trashe, po ta kishte hedhur ty ta pervelonte tullen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?