Inigo Martinez

Një mbrojtës me eksperiencë, Barcelona prezanton ish-in e Bilbaos

5 Korrik 2023, 12:45| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 12:48

  • Share

Barcelona ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me mbrojtësin Inigo Martinez si lojtar i lirë, pas skadimit të kontratës së tij me Athletic Bilbao. 32-vjeçari do jetë pjesë e katalanasve për dy sezonet e ardhshme, teksa luan në qendër të prapavijës.

Qendërmbrojtësi spanjoll i është bashkuar klubit katalanas në një marrëveshje dy vjeçare me një klauzolë lirimi prej 400 milionë eurosh që do ta shohë atë të qëndrojë në Camp Nou deri më 30 qershor 2025. 32-vjeçari ishte një objektiv afatgjatë për Barcelona dhe është një lojtar me përvojë, i cili ka luajtur mbi 350 ndeshje në La Liga me Athletic Bilbao, duke shënuar 22 gola.

“Është arritur një marrëveshje mes FC Barcelona dhe Inigo Martinez që lojtari t’i bashkohet klubit pas përfundimit të kontratës së tij me Athletic Club”, shkruan Barça. Pas Ilkay Gundogan, Barcelona ka zyrtarizuar edhe afrimin e dytë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?