Koronavirusi na mësoi të gjithëve se sa e rëndësishëm është procesi I larjes së duarve, diçka që të gjithë e bënin si një rutinë për të ruajtur higjiene, por pa menduar se është hapi bazë për një shëndet të mirë. Prandaj ishte koronavirusi që të gjithëve na kujtoi se sa lehtë rrezikohet jeta jonë, ndërsa larja e duarve është kthyer tashmë në sloganin e të gjithë botës për të sensibilizuar qytetarët që të ruhen prej virusit vdekjeprurës.
Për fëmijët larja shpesh e duarve është e vështirë të kuptohet dhe sigurisht që në shumicën e rasteve kur u kërkohet një gjë e tillë, të gjithë prindërit marrin përgjigjen ‘I lava njëherë’.
Një mënyrë e bukur dhe shumë e thjeshtë që të kuptohet nga fëmijët vjen nga një baba që I shpjegon djalit të tij 4-vjeçar rëndësinë e larjes së duarve.
Duke përdorur ujë dhe piper të zi që simbolizon virusin ku fëmija fut duart dhe I ati I tregon se në këtë moment virusi ndodhet tek ai dhe për ta hequr duhet të lajë menjëherë duart me sapun, duke i shpjeguar fuqinë e këtij të fundit. Për më shumë ndiqni videon.