Sociale

Të moshuarit 'mbysin' vetminë me rrjetet sociale! 75- vjeçarja për Report Tv: Facebook e përdor shumë, flas me fëmijët 

9 Mars, 19:17| Përditesimi: 9 Mars, 21:18

  • Share

Prej 11 vitesh, Vjollca Bala jeton e vetme. Që kur i shoqi u nda nga jeta, ajo është përpjekur të gjejë mënyra për të "mbytur" vetminë. Një nga shoqërueset e saj më të mëdha është teknologjia, duke u harruar për pak orë në rrjetet sociale.

75- vjeçarja për Report Tv, u shpreh se ajo e përdor Facebook-un jo vetëm për të kaluar kohën, por edhe për të mbajtur kontakt me fëmijët e saj.

"Kaloj kohë në rrjetet sociale, sepse televizionet kanë vetëm ato opinionet. Po ato nuk shihen çdo natë, apo jo? Jetoj vetëm. Kam tre fëmijë—njëri është larguar jashtë, tjetra është martuar dhe ka jetën e saj, ndërsa djali im është i zënë me punët e veta. Kështu janë kohërat. Mërzitem, të them të drejtën. Facebook-un e përdor më shumë. Aty flas me fëmijët, më marrin ata vazhdimisht’, tha Vjollca Bala.

Por, përveç bisedave me të afërmit, Vjollca është e vetëdijshme edhe për shqetësimin e madh që buron nga platformat e ndryshme online, që janë lajmet e rreme. Dhe sfida për këtë grupmoshë është dallimi mes lajmeve të sakta dhe atyre të rreme.

"Absolutisht nuk i besoj të gjitha ato që shoh në internet. Ka shumë lajme të stisura, të rreme. Natyrisht, ka edhe të vërteta, por pse i ngatërrojnë njerëzit? Shumë kemi dëgjuar edhe për pensionet, por asgjë s'kemi besuar. Disa lajme i kuptojmë që janë të vërteta, disa jo. I diktojmë vetë, mos ki merak!’, tha ajo.

Edhe bashkëmoshatarët e saj e shohin internetin si një portë për komunikimin me të afërmit apo për argëtim.

"Unë shoh YouTube, zakonisht këto portalet."

"E përdor vetëm për të folur me fëmijët."

"Jetoj vetëm dhe më ndihmon të lidhem me familjen."

"E përdor për të folur me njerëzit që kam jashtë."

Eksperti i IT-së, Said Duleviç, paralajmëron se të moshuarit mund të bien pre e mashtrimeve në internet më lehtë se grupmoshat e reja.

"Rreziqet kryesore lidhen me hakerimin e të dhënave, mashtrimet me mesazhe false dhe klikimet në linke të rrezikshme- phishing. Shpesh, të moshuarit mendojnë se 'u ra fati' kur marrin një mesazh promocional, por në fakt mund të jenë viktima të një skeme mashtrimi’, tha ai.

Ai shton se të moshuarit kanë më pak mundësi për të verifikuar informacionet dhe shpesh nuk i përdorin mjetet për të kontrolluar nëse një lajm është i vërtetë apo i sajuar.

“Fake neës dhe konspiracioni janë Shqipëri është një nga termat me te njohura edhe ka shumë shikueshmëri edhe ndiqet shumë nga këto grupmosha. Nuk mendoj se të moshuarit bëjnë këtë saktësimin e fakteve në chat gpt, në google apo me radhë për të kuptuar nëse ajo që u transmetua në video apo foto është e vërtetë’, tha ai.

Referuar një raporti të fundit nga INSTAT përqindja e të moshuarve që përdorin rrjetet sociale është e lartë. Konkretisht 75.6% të grupmoshës 55-64 vjeç i ka përdorur rrjetet sociale gjatë 3 muajve të fundit. Vetëm 12.9% e tyre nuk e kanë përdorur kurrë. Ndërsa për grupmoshën 65-74 vjeç, përdorimi bie në 61.8%, ndërsa ata që nuk e kanë përdorur kurrë rriten në 24.4%.

S.B/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?