Lista e mësuesve më të mirë në botë

Sociale
Top 24

Një mësuese shqiptare hyn në 50 arsimtarët më të mirë në botë, Liljana Luani dhe puna e saj me fëmijët e ngujuar

15 Dhjetor 2018, 13:16| Përditesimi: 15 Dhjetor 2018, 13:33

  • Share

Liljana Luani, mësuesja nga Shkodra e cila ka mision në jetën e saj ndihmën ndaj fëmijëve të cilët vuajnë nga pasojat e gjakmarrjes është kualifikuar në 50-çen e mësuesve më të mirë në botë.

Luani tashmë është në garë për çmimin “Global Teacher Prize”, duke vijuar garën për të marrë çmimin prestigjioz. Vetë “Global Teacher Prize”,  ka publikuar listën me 50 emrat e mësuesve të kualifikuar.

Profili i Global Teacher Prize për Liljana Luanin

Mësuesja Liljana Luani është një mësuese që njihet në të gjithë Shqipërinë si e vetmja që nga viti 2005 po punon me fëmijët e ngujuar.

Lista e 50 mësuesve më të mirë në botë, mes tyre edhe Liljana Luani

Pas orarit të saj zyrtar të punës në shkollën Pashko Vasa, ajo shkon dhe udhëton me orë të tëra në zona të thella të veriut, kryesisht në Dukagjin për të ndihmuar dhe mësuar fëmijët e ngujuar.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?