Bota

Një milion qytetarë në shesh kërkojnë largimin e Presidentit në Kili (VIDEO)

26 Tetor 2019, 18:53| Përditesimi: 26 Tetor 2019, 19:38

  • Share

Në Kili vijojnë protestat masive kundër Presidentit Sebastian Pinera. Mediat ndërkombëtarë theksojnë se në rrugët e kryeqytetit Santiago dhe sheshet e qyteteve të tjera të vendit kanë dalë mbi 1 milion protestues duke mos u tërhequr nga kërkesa për largimin e kreut të shtetit.

Presidenti kilian Sebastian Pinera u ka kërkuar të gjithë ministrave të tij të japin dorëheqjen në mënyrë që ai të riorganizojë kabinetin e tij, ndërsa hoqi edhe gjendjen e jashtëzakonshme, por as kjo nuk i qetësoi protestuesit që nuk heqin dorë nga kërkesa për largimin e tij.

Protestat nisën si revoltë nga rritja e çmimit të biletës së metrosë, për t’u shndërruar më pas në një demonstrim masiv të pakënaqësisë për pabarazinë. Presidenti ndërhyri me shpejtësi duke anuluar rritjen e tarifës së metrosë dhe rritur pagën minimale e pensionet, por zemërata e popullit nuk u ul dhe protestat vijojnë.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Miti: 27/10/2019 16:35

    Tja tregoje dikush Bashes keto foto, se mbase e kupton se cdo te thote 1 milion njerez ne shesh, dhe mund te beje llogarite se sa jane 500 mije pastaj

    Përgjigju
    • Tralala: 28/10/2019 00:41

      Pse bashes? Rames thuj ?

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?