Specialistët e AdZM Elbasan në shpellën e Klosit

Sociale

Një mrekulli natyrore në zonën e Elbasanit

27 Maj 2018, 19:13| Përditesimi: 27 Maj 2018, 19:19

  • Share

Fundjava nuk ka qenë thjesht turistike e argëtuese në rrethin e Elbasanit, por ka sjellë dhe një zbulim të ri në fushën e spelologjisë.

Specialistët e AdZM Elbasan kanë zbuluar një mrekulli natyrore të panjohur më pare dhe bëhet fjalë për një shpellë në Klos të Elbasanit.

Fillimisht shpella është konstatuar nga banorët e zonës të cilët po nxirrnin gurë në shpatin e një kodre dhe menjëherë kanë njoftuar autoritetet e AdZM Elbasan.

Shpella mbart vlera unikale dhe është shumë e veçantë në llojin e saj.  Shoqata-AlbNatyra – ka propozuar  që kjo shpellë të shpallet Monument Natyre që të mund të mbrohet nga dëmtimet dhe kureshtarët e stalagmiteve. 

Kështu mund të themi se zonës turistike të Elbasanit, ju shtua dhe një tjetër destinacion turistik siç është kjo shpellë./ata/

Shpella e zbuluar në Klos të Elbasanit )

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?