Një muaj nga tragjedia e ‘Titan’! Ekspertët publikojnë videon: Hap pas hapi, ja si shpërtheu nëndetësja në fund të oqeanit

13 Korrik 2023, 10:42| Përditesimi: 13 Korrik 2023, 15:29

  • Share

Një muaj pas tragjedisë që ndodhi me nëndetësen "Titan", e cila u mori jetën 5 personave pasi u zhduk mëngjesin e 18 qershorit, teksa vizitonte rrënojat e Titanikut të famshëm, ekspertët kanë publikuar një video që tregon saktësisht se si anija u shkatërrua në ujërat e thellë të Atlantiku.

Një video e publikuar në YouTube, tregon hap pas hapi atë ç’ka ka ndodhur me nëndetësen “Titan” derisa shpërtheu bashkë me 5 personat që ndodheshin në bord.

Në video tregohen detajet se si nëndetësja, e destinuar për të eksploruar rrënojat e Titanikut, u shkatërrua, pas një shpërthimi që erdhi si pasojë e një problemi teknik.

Të pestë personat që ndodheshin në bordin e nëndetëses Titan, humbën jetën pas një shpërthimi të brendshëm por ende nuk dihet konkretisht se çfarë ka shkaktuar shpërthimin e nëndetëses.

Pjesë e bordit ishin biznesmeni pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij, Suleman si dhe Hamish Harding, një biznesmen dhe eksplorues britanik 58-vjeçar.

Dawood i përket një prej familjeve më të pasura të Pakistanit. Ai ishte administrues në Institutin SETI. Eksploruesi francez Paul-Henry Nargeolet 73 vjeç gjithashtu ishte në bord, si dhe Stockton Rush, shefi ekzekutiv i OceanGate, kompania që financoi zhytjen.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?