Një muaj pas letrës së hapur për Ramën, artistët e pavarur: Asnjë përgjigje nga Ministria e Kulturës!

14 Maj 2020, 16:35| Përditesimi: 14 Maj 2020, 17:07

  • Share

Para një muaj artistët e pavarur i dërguan letër të hapur ministres së Kulturës, Elva Margariti, e më pas edhe kryeministrit Edi Rama, për t’u përfshirë në paketën financiare pas pezullimit të aktiviteteve kulturore.

Fillimisht Ministria e Kulturës u përgjigjet se po e shqyrtojnë kërkesën e tyre, ndërsa, më pas u kërkoi një data baze me numrin e artistëve, e cila do të shërbente për hartimin e një strategjie për ta.

Artistët në datë 30 prill i dorëzojnë Ministrisë së Kulturës të dhënat përkatëse të artistëve, me premtimin se shqetësimi i tyre do të shqyrtohet, por pas 30 prillit komunikimi ndërpritet.

Në email-et pas ardhëse që artistët kanë dërguar pyesin ministren e Kulturës: Si po shkon "hartimi i strategjisë" dhe si mund të kontribuojnë për këtë plan që i prek drejtpërdrejtë para se të miratohet? Por, nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Ndër, të tjera artistët e pavarur të zhgënjyer nga politikat kulturore shkruajnë se: Në dritë të të gjithë zhvillimeve të fundit në vendin e Shqiponjave: anti-kulturore, anti-demokratike, anti-kushtetuese, anti-njerëzore, anti-mëtheetëthashë, pro-propagandës, pro-shpërthimit të xhepave dhe pro-"kështubëhengjëratnëShqipëri" - pavarësisht se me është këshilluar me dashamirësi mos të konsumoj energjitë kot duke xhiruar bosh, nuk ja lejojmë vetes të qëndroj indiferentë ndaj shfrytëzimit. Situata e krijuar prej COVID, a.k.a Helena e Trojës, nuk është shkaktare e revoltave, shkaktare janë gjithë shqiponjat dykrenare që nuk u bënë kurrë një kokë e vetme, por gjatë gjithë historisë së këtij shteti kanë parë në drejtime të kundërta dhe kanë lejuar që gjerat të bëhen ashtu sicc bëhen. Tani a ta marrim vesh në këtë "strategjinë", që po hartohet për në komunitetin e barazuar me ZERO? Apo të fillojmë ne ZEROT të hartojmë strategjira për kauza të reja?”.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?