Një në pesë punonjës që u aksidentua në vendin e punës gjatë këtij gjashtëmujori të parë të vitit humbi jetën.
Situatë e përkeqësuar krahasuar me vitet e kaluara. Shifrat e Inspektoratit të Punës tregojnë se nga janari deri në qershor në vend janë regjistruar 99 aksidente në vendin e punës, ku 20 punonjës humbën jetën.
Puna në lartësi, shembjet galerive në miniera, makineritë e prodhimit dhe aksidentet me mjetet e transportit në sektorin e tregtisë, janë shkaktarët kryesorë të fataliteteve në vendin e punës në Shqipëri.
Fari Veliu, 66-vjeçari që vdiq sot, është i treti minator që ka humbur jetën që nga fillimi i këtij viti.
Sipas të dhënave të Inspektoriati të Punës, deri në qershor janë regjistruar 9 aksidente në këtë sektor.
Bilanci në këtë sektor është edhe më tragjik, me 1 në 3 të aksidentuar që ndërron jetë.
Sektori më problematik mbetet ndërtimi me 6 viktima në 19 aksidente gjatë këtij gjashtëmujori.
Pra një në tre të aksidentuar në ndërtim ka humbur jetën. Më pas janë sektori i energjisë elektrike dhe tregtia me nga 3 fatalitete secila.
“Në 100 % të subjekteve që janë inspektuar në kuadër të aksidentit në punë janë marrë masa administrative, ku ka subjekte dhe me dy masa, përkatësisht; Masë urgjente “Pezullim”; “Paralajmërim”, “Gjobë”. 11 % e subjekteve kanë marrë Masë Urgjente “Pezullim”, për shkelje flagrante që lidhen me sigurinë e shëndetin në punë dhe vetëm 1 % për marrëdhënie pune. 62 % e subjekteve kanë marrës dënim kryesor “Paralajmërim”. 36 % e subjekteve kanë marrë dënim kryesor “Gjobë”, me vlerë totale 14,270,000 lekë”, thotë Inspektoriati i Punës.
Siguria në vendet e punës mbetet problematike. Gjatë vitit të kaluar u regjistruan 177 aksidente, ku 33 punonjës humbën jetën, pjesa dërrmuese sërish në ndërtim, miniera apo dhe industrinë prodhuese.
Komente

kontrolloni ate 2xe
PërgjigjuBlendi Gonxhja do thoshte pak je raport me 2005 2013. Pra vdekje pa por me pak Se kush vdes nuk ka rendesi.
Përgjigju