Emirjan Beu, i arrestuar në kuadër të operacionit “Highway” në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe shqiptare, në mesin e 20 personave të tjerë, si pjesë e treshes kryesore te drejtimit të trafikut të drogës në dy vende, Shqipëri dhe Italia, nuk është emër i panjohur për autoritetet shqiptare.
Ai, përveç se është vëllai i Florida Beut, e cila zbuloi skandalin e korrupsionit të ish-zëvendësministres së Brendshme Rovena Voda, ka ndërhyrë më herët tek prokurori i Kukësit, Edmond Karriqi, për dhënien ryshfet të 2 mijë eurove për lehtësimin e masës së sigurisë të një grupi të rinjsh që u kapën me drogë. Në 30 qershor 2021, bashkë me prokurorin Karriqi u arrestuan edhe Emirjan Beu, Dritan Dedja dhe Isuf Bega.
Apeli i së Posaçmes e dënoi përfundimisht Karriqin me 2 vite burg, ndërsa Beun, Dedjan dhe Begën me nga 1 vit e 4 muaj burgim. Emirjan Beu njihet si biznesmen që zotëron karburante dhe kompani të tregtimit të peshkut.
Lajmi kryesor:
Çmontohet banda e trafikut të drogës Itali-Shqipëri me 3 bosë shqiptarë nga Durrësi! 20 'arrest me burg' nga GJKKO, 15 në pranga! Sekuestrohen 5 mln euro
B.K.//ReportTv.al