Denis Matoshi alias Eldi Dizdari

'Një nga bosët më të mëdhenj të drogës', mediat belge: Dubai refuzon ekstradimin e Eldi Dizdarit në Itali! Është kthyer në strehë kriminelësh

16 Shkurt 2022, 17:24| Përditesimi: 16 Shkurt 2022, 17:29

  • Share

'Denis Matoshi, alias Eldi Dizdari, një nga bosët më të mëdhenj të drogës, i arrestuar në Dubai si pjesë e organizatës kriminale të trafikut të kokainë, nuk do të ekstradohet në Itali'. Kështu shkruan një media në Belgjikë, ku nënvizon se, Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kanë lejuar ekstradimin e Matoshit, por edhe të kriminelit të famshëm të Camorra-s, Rafaele Imperiale. Në artikull, Matoshi cilësohet si 'mbreti i drogës shqiptare'.

Shkak për përmendjen e Eldi Dizdarit në mediat belge, është bërë arrestimi i një të shumë kërkuari nga Belgjika në Dubai, kreut të grupit të kokainës Farhan Bouzambou. Mediat belge ngrenë pikëpyetje lidhur me ekstradimin e tij në të ardhmen duke sjellë për analogji rastin e shqiptarit dhe trafikantë italianë të drogës, të cilët nuk janë ekstraduar nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Për Belgjikën, ekstradimi i Bouzambou do të jetë një rast i rëndësishëm provë. Ministri i Drejtësisë Vincent Van Quickenborne nënshkroi një traktat ekstradimi në Abu Dhabi vitin e kaluar, por deri më tani ai nuk ka dhënë asnjë rezultat. Ndërkohë mediat belge e konsiderojnë Dubain si shtëpinë e kriminelëve ku mund të lëvizin të lirë dhe pa u ekstraduar në vendet ku kanë kryer krimet e tyre.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 17/02/2022 02:04

    /GRIPI/ 100 % dakord me ju.Gangove u duhet te financojne jetesen me te cilen jane mesuar dhe Dubai nuk eshte vend i lire.Nuk e di si jane ligjet islamike te ketyre vendeve ndaj droges,por kur te fillojne te mbushin dhe Dubain me droge dhe kur te fillojne dhe aty vrasjet per larje hesapesh,prishjesh kontratash e rivalitet tregjesh,atehere sheiket ose do ua ngrene /qirane/ e hotelit,ose kane per t'ua derguar INTERPOLIT te paketuar me poste speciale.Eshte thjesht ceshtje kohe.

    Përgjigju
  • Turi: 16/02/2022 18:33

    Kush ben trafik pa i ren asnjerit ne qafe mbare tja bej zoti dhe pipinot te hene nje mut se kane futur gjysmen e Shqiptareve vetem me hamendje pa asnje lloj prove , bravo Dubai qe nuk i ekstradon dhe jo si shteti jone pa asnje lloj prove i kap dhe i dergon si pako legenat e pushtetareve

    Përgjigju
    • Gripi: 16/02/2022 18:45

      Kush ben trafik eshte kriminel dhe pike. Ndersa pepinot qe i quan ti ju kane ardhur hakut te gjithe trafikanteve me Prova dhe asnje pa prova. Dubai nje kryeqytet qe gjoja promovon vlerat islamike dhe denon per nje puthje ne publik le ti mbaje se do jua shikoje sherrin shume shpejt dhe do i nxjerre vete jashte territorit.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?