Bota

‘Një nga dhjetë plagët e Faraonit’, deti i Galilesë në Izrael bëhet i kuq! Ekspertët japin versionin shkencor (VIDEO)

4 Gusht, 18:46| Përditesimi: 4 Gusht, 18:53

  • Share

Deti i Galilesë në Izrael bëhet i kuq dhe kujton një nga “dhjetë plagët e Faraonit” egjiptian, që nuk lejonte popullin hebre dhe profetin Moisi që të largoheshin nga vendi drejt tokës së premtuar, teksa si dënim lumi Nil u skuq.

Njolla të kuqe të ndezura janë shfaqur ditët e fundit në sipërfaqen e detit të Galilesë, duke shkaktuar shqetësim dhe pse jo një frikë për ‘ndëshim hyjnor’ si në kohët e lashta.

Por ekspertët thonë se shfaqja e njollave është për shkak të shfaqjes së algave të gjelbra të specieve ‘Botryococcus braunii’, që ishin shumëzuar vitet e fundit.

Sa i përket ngjyrës së kuqe, ajo është për shkak të akumulimit të një pigmenti natyror nga algat e kombinuar me ekspozimin ndaj rrezeve të forta të diellit, siguroi ministria.

Ngjyruesi nuk është toksik, raporton Jerusalem Post. Autoritetet siguruan se pavarësisht ngjyrosjes, ujërat e Detit të Galilesë janë të sigurta për not, ndërsa nuk janë regjistruar reaksione alergjike.

“Gjithçka është në rregull”, thonë shkencëtarët, por askush nuk mund t'i shmanget tundimit për të bërë krahasime.

Diçka që as Jerusalem Post nuk e shmangu, duke kujtuar se e gjithë kjo na sjell ndërmend të parën nga dhjetë plagët e Faraonit, gjatë së cilës ujërat e Nilit morën ngjyrën e gjakut.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?