Kur kanë kaluar disa ditë nga ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘Oscar’, ky festival vazhdon të jetë ende në fokus të vëmendjes përsa i përket risive që vazhdon të sjellë nga viti në vit.
91 vite histori tashmë janë gdhendur nën këtë emër që vlerëson filmat më të mirë, por jo vetëm. Të ftuara në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, gazetaret Kilda Hysenbegasi dhe Elsa Ymeri kanë komentuar elementet e veçanta që i kanë bërë pështypje në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar.
Për Elsa Ymerin, mugesa e një prezantuesi për të dytin vit radhazi tashmë është një risi që i rri shumë mirë për shtat këtij festivali, pasi prezantimin mund ta bëjnë shumë mirë edhe aktorët.
“Këtë vit është viti i dytë që Oscars janë pa prezantues. Viti i kaluar ishte një eksperiment që Akademia e pa të arsyesshme të përsëriste edhe këtë vit. Për mua është një formulë që rri dhe rri mjaft mirë, nuk më duket mungesë.” shprehet Elsa Ymeri.
Ajo shton se kryesisht personat që prezantojnë një çmim janë aktorë që kanë një lirshmëri të madhe në skenë.
Edhe bukuroshja brune e ‘Pop Culture’ tregon se cili ishte elementi që i tërhoqi vëmendjen.
“E vecanta e këtij viti ishte që një nga të ftuarit që prezantoi një çmim, ishte me sindromën Down. Dhe kjo ishte për herë të parë në Oscars.”, shprehet Kilda Hysenbegasi.
Ndërkohë të ftuarat kanë komentuar edhe veshjet e personave që parakaluan në tapetin e kuq, ku ranë në sy aktorët që kanë riveshur veshjet e tyre në shërbim të kauzës për mjedisin dhe treguan se cilat janë filmat që i kanë tërhequr më shumë vëmendje.