Sociale
Drejt Punës

NJË NGA NE/ 30 vite piktor, Hysni Loka rrëfen sfidat: Vështirë të kesh të ardhura, por nuk e ndaloj punën

29 Janar, 21:09| Përditesimi: 29 Janar, 21:15

  • Share

Hysni Lokën e gjen çdo ditë mes ngjyrash. E nisi karrierën artistike në moshë të re, investoi tek piktura dhe vijon ta mbajë fort pranë vetes pavarësisht çdo sfide.

“Pasioni ka filluar që në vogëli. Merrem me pikturën prej 30 vitesh, që pas përfundimit të studimeve në Akademinë e Arteve. Mundohem që t’i qëndroj sa më konçiz shijes së klientit, por tek punët fus gjendjen dhe shpirtin tim. Vështirësitë janë prezente sepse luajnë me çmimet, me punime që janë të gatshme, por ne duhet ta përmbysim këtë lloj mentaliteti dhe t’i tregojmë publikut që hedhja e ngjyrave në telajo është arti i vërtetë”, shprehet piktori duke vënë në dukje rëndësinë e pikturës mbi kopjet e fabrikuara që shiten dyqaneve. Është e vështirë të kesh të ardhura nga piktura, por unë jam i kënaqur”, thotë Hysniu teksa shton se nuk ka ndërmend të heqë dorë sepse piktura është pjesë e pandashme për të', tha ai.

Mjafton një ngacmim i vogël nga jashtë si peizazhe, portrete njerëzish që ndesh në përditshmëri që të marrë bojërat dhe të nisë nga puna.

“Unë i realizoj të gjitha teknikat dhe zhanret. Trendi sot qëndron tek peisazhet, natyra. Kërkojnë gjëra që të jenë relaksuese dhe mua më ndihmon e më jep një kënaqësi të veçantë. Ka njerëz që pëlqejnë abstrakten, modernen. Punoj çdo ditë dhe çdo natë. Nuk e ndaloj punën”, tha ai.

Për të përballuar luhatjet dhe tregun e pasigurt, Hysniu bën një punë të dytë. Prej 6 vitesh është pjesë e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit si specialist ku kontribuon në aktivitetet argëtuese dhe artistike për fëmijët e kryeqytetit.

Emisionin “Një nga ne” mund ta ndiqni çdo të mërkurë, ora 20:00 në ekranin e Report Tv.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?