Sociale
Drejt Punës

Një nga Ne/ 53 vite punë, doktor Laku vijon misionin në Ersekë: Janë njerëz të mrekullueshëm! (VIDEO)

11 Tetor, 14:06| Përditesimi: 11 Tetor, 14:35

  • Share

“Jam bërë pjesëtar i çdo familje në rrethin e Kolonjës, më respektojnë në mënyrë të jashtëzakonshme”. Kështu e nis rrëfimin e tij në emisionin “Një nga ne”, mjeku Fluturak Lamçe, i cili është kthyer simbol në rrethin e Kolonjës, për kontributin dhe profesionalizmin.

Gati 53 vite në këtë rrugëtim të cilin nuk e ka ndërprerë pas pensionit. Punon me të njëjtin përkushtim dhe pasion si në ditën e parë kur e nisi punën më 1 janar 1973.

“Më 1 janar 1973 kam filluar punë si mjek, mirëpo më paraqitën dy variante: në një zonë të thellë ose të shkoja në mjekësinë profilaktike.

Duke iu ruajtur zonës së thellë, vajta në mjekësinë profilaktike dhe nuk ndenja dot sepse doja patjetër të punoja mjek. Në vitin 1976-1977 jam specializuar për infeksionist në klinikën nr. 4 në Tiranë, me shef Nikolla Dushnikun.  Pastaj kam shkuar në specializime të shkurta si patologji, kardiologji. 53 vite punoj si mjek në Ersekë, ndër to 20 vjet mundet që kam fjetur në spital. Asnjëherë nuk më është mërzitur sepse kam jetuar me njerëzit dhe është kënaqësi të punosh në Kolonjë”, shprehet mjeku.

Eksperiencën në rrethin e Kolonjës nuk e ndërron me asgjë.

“Unë kam punuar mjek edhe në vendet e tjera. Kam punuar 13 vjet në Tiranë, por ta shikosh familjen kolonjare janë të mrekullueshëm. Kam punuar në vend të nderuar dhe të respektuar. Kolonja është vërtetë vend i mrekullueshëm”, thotë mjeku Fluturak Lamçe.

Emisioni “Një nga ne” transmetohet çdo të shtunë, ora 13:00, në ekranin e Report Tv.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kualifikueset e Botërorit, si e parashikoni ‘finalen‘ Serbi-Shqipëri?