Një nga ne/ Historia frymëzuese e Marsonës, gruaja që zgjodhi të jetojë me sytë e mendjes

13 Shtator 2023, 20:51| Përditesimi: 13 Shtator 2023, 20:58

  • Share

Ka zgjedhur të jetojë me sytë e mendjes dhe duket se ky është çelsi i suksesit të saj.

Marsona Taçe lindi me shikim të kufizuar, por ky problem shëndetësor nuk e ka penguar 48 vjeçaren nga Gramshi që ta jetojë jetën në të gjitha dimensionet.

Ndihet me fat që është e rrethuar çdo ditë nga miq të mirë, të cilët e kanë mbështetur dhe i kanë dhënë forcë për të vijuar rrugëtimin e jetës me pozitivitet.

Dita e saj është e mbushur me aktivitete dhe takime, kjo për shkak edhe të profesionit që ka zgjedhur si specialiste muzike pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve në Gramsh.

Një histori frymëzuese për të gjithë ata që kanë të njëjtin problem si Marsona e veçanërisht për njerëzit me shikim të plotë që rutina e përditshmërisë i ka futur në rrugicat e errëta të “problemeve”.

Për t’u njohur me historinë dhe ditën e saj nga mëngjesi deri në mbrëmje klikoni linkun e emisionit “Një nga ne”.

 

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?