Sociale

Një nga ne/ I ftohti dëmton 2 mijë rrënjë kivi në Llakatund, fermeri me sytë nga qielli: Ja kam lënë Zotit në dorë!

30 Prill, 21:04| Përditesimi: 30 Prill, 21:11

  • Share

Për të pasur sukses në bujqësi nuk mjafton vetëm toka pjellore, duhet përvojë dhe durim përballë të papriturave. Që prej vitit 2004, Qazim Muhametaj i është dedikuar fushës së frutikulturës ku ka testuar varietete të ndryshme të cilat kanë dhënë prodhim të bollshëm. Një prej tyre është kivi.

“Biznes kryesor kam pemëtarinë po më shumë kivin. Tani kam 2 mijë rrënjë kivi, bëj rreth 500 kuintal në vit. Në kohën e Enverit kam pasur zanati tjetër, shofer.

Për moshën duhet kjo punë, le të jesh avokat, qeveritar etj. Duhet të mendosh që pleqërinë ta kalosh tek një vreshtë, tek një pemëtore.

Kam mbjellë goji berry, kumbulla, dardha, mollë, pjeshka, shegë dhe luleshtrydhe. Kjo është pasuri familjare dhe kombëtare”, shprehet vlonjati për emisionin “Një nga ne”.

Puna e fermerit përballë kushteve të motit është sfiduese dhe ndonjëherë më humbje.

“Gjithë kjo punë ka shpenzime. Nuk e kisha parashikuar këtë të ftohtin, kjo na i ka shumëzuar me zero çdo gjë. Mbjelljen e parë e thau, kivin e ka nxjerrë jashtë përdorimit 70-80 për qind. Këtu kisha interesin që do fitoja ndonjë lekë. Të shikojmë sivjet, t’ia lëmë Zotit në dorë. Kjo është bujqësia në fund”, shprehet Qazimi.

E pranon që prodhimi i tij nuk është gjithmonë i bukur në pamje, por kur vjen puna tek shija dhe cilësia i përmbush të dyja kriteret.

“Ky nuk është prodhim aq i bukur që të konkuroj tregun, por cilësinë, shijen i ka të përsosura. Llakatundi ka pas perimet, pjeshkat kanë qenë me nam. Ka qenë ferma e dytë në Shqipëri, pas Krutjes, që ka pas rendiment më shumë. Prodhohej për eksport domatesh, specash”, thotë Qazimi ndër të tjera.

Emisionin “Një nga ne” mund ta ndiqni çdo të mërkurë, ora 20:00 në ekranin e Report Tv.

K.M/A.A/ReportTv.al
Komento

Komente

  • albfire: 30/04/2025 22:19

    Nje sygjerim dashamires per fermerin. Do ishte mire te aplikohej per nje sigurim ne kompanite e sigurimit ku ne rastet e humbjeve te tilla, nje pjese e shpenzimit te mbulohej nga siguracioni. Mbase nuk do ishte mbulim total i shpenzimit por te pakten per te nidihmuar ne rigjenerimin e rrenjeve te mbjella.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a e keni vendosur për cilën parti do votoni?