Sociale
Drejt Punës

'Punët e fshatit i kam si gjimnastikë', Marjeta Duqi rrëfen jetën në Pëllumbas në 'Një nga ne': Krenare që jam katunare tironse

2 Korrik, 20:37| Përditesimi: 2 Korrik, 20:41

  • Share

Vetëm 20 km larg Tiranës, në Pëllumbas, jeton një familje që ka gjetur lumturinë në fshat. Marjeta Duqi, nusja e shtëpisë, e pranoi pa hezitim idenë e të shoqit për të ndërthurur jetën urbane me atë rurale.

“Ende e kam të freskët shkëlqimin në sytë e tij kur zgjodha fshatin. Një nga të mirat e të jetuarit këtu është që ne çdo gjë e bëjmë vet, pa pesticide. Fshati është qetësi shpirtërore. Për mua nuk ka më bukur sesa të qëndrosh çdo ditë nën tingujt e natyrës, duke thithur ajër të pastër. Nuk e kam aspak problem të merrem me punët e bujqësisë si prashitje, ujitje. E kam si gjimnastikë për trurin dhe trupin”, thotë Marjeta.

Është nënë e dy vajzave, punonjëse në administratë dhe pjesën tjetër të kohës ia dedikon punëve të fshatit. Përmes një kanali në Youtube dokumenton momente të përditshmërisë me familjen dhe gatimet e shijshme me prodhimet bio.

“Jetesa këtu nuk na ka penguar që të arsimohemi dhe as për të angazhuar vajzat në kurse të ndryshme. Vajzën e madhe e kam çuar në kurs piano. Është e vërtetë që ka lodhje, por kënaqësia që merr nga punët që bën, është më e madhe. Youtube është një e ardhur shtesë, madje është frymëzim për ata që duan të shikojnë jetën në fshat.

 Shumica e komentuesve na thonë -“na mallëngjeve me videot se kujtuam fëmijërinë tonë”. Komentet kanë qenë pozitive, madje disa ndjekës na kanë propozuar të hapim një bujtinë. Ndoshta në të ardhmen mund ta realizojmë diçka të tillë.”, tregon e buzëqeshur.

Për t’u njohur me përditshmërinë e familjes Duqi në fshat, klikoni linkun e mësipërm. Emisioni “Një nga ne” jepet çdo të mërkurë, ora 20:00 në ekranin e Report tv.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se Shqipëria do bëhet anëtare e BE-së më 2030?