Në largimin e ftohtë nga armiqësia e gjatë e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria shpëtoi (çliroi) një jaht privat, të një amerikani që kishte hyrë në ujërat territoriale të saj, gjatë një stuhie që kishte ndodhur në qershor 1987, duke i strehuar katër udhëtarët e tij për tri ditë me radhë dhe duke i lejuar ata më pas, që të vazhdojnë udhëtimin pasi ishte përmirësuar moti.
Në një mënyrë krejt të jashtëzakonshme, kur ekzistonte një atmosferë mosnjohjeje mes dy vendeve, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, ambasada shqiptare këtu, kishte njoftuar ambasadën amerikane, për shpëtimin e tyre, si dhe marrjen e një shprese formale diplomatike të falënderimit, nga Shtetet e Bashkuara.
Të dyja ambasadat konfirmuan shpëtimin e tyre dhe shkëmbimin e shkresave zyrtare, për transferimin e personave të shpëtuar, por thanë se incidenti nuk kishte shënuar ndonjë shenjë domethënëse, në marrëdhëniet midis dy shteteve.
Megjithatë, një diplomat shqiptar tha se ai e dinte, por nuk kishte dërguar ndonjë shkresë tjetër, në drejtim të autoriteteve amerikane, ku të shprehej kërkesa për viza, nga delegacioni në Kombet e Bashkuara.
Një zbutje nga pozicionet
Një nga katër personat e shpëtuar, ishte një femër belge, por që pa asnjë njoftim, ishte dërguar tek ambasada e Belgjikës. Një diplomat perëndimor tha; se rasti i shpëtimit nuk ishte në pajtim me veprimet e shkuara, të autoriteteve shqiptare.
Më tej ai vijon, se dërgimi i një mesazhi njerëzor tek Shtetet e Bashkuara, i cili nuk ishte ndodhur, ndikoi në zbutjen e klimës së marrëdhënieve, krahasuar me pozicionet e mëparshme.
Shqipëria është ekstremisht vigjilente, për ruajtjen e vijës bregdetare të saj në Adriatik, e cila kufizohej në Veri, me Jugosllavinë, ndërsa në Jug, me Greqinë.
Në papërkulshmërinë e saj, qeveria e Tiranës, kishte mbajtur nën kontroll të gjithë shtetasit prej 2.9 milionësh, që të jepnin sinjale të vazhdueshme për spiunët e dyshimtë dhe kishte mosbesim për këdo, që i afrohej territorit të vendit.
Po në fundin e vitit 1987, një anije e rojave tregtare shqiptare, në vendin ku ndodhi shpëtimi, qëlloi dhe vrau dy pushues francezë, të cilët kishin ardhur nga ishulli grek i Korfuzit, në një ekskursion për zhytje në ujë, për të nxjerrë perla.
Diplomati thotë duke përshkruar incidentin e qershorit, se; “Koha e keqe bëri që velat ta çonin anijen drejt bregut dhe ata të kërkonin ndihmë. Ata ishin shpëtuar dhe iu ishin dhënë të gjitha ndihmat e nevojshme dhe më pas, kishin vazhduar qetësisht udhëtimin në det”.
“Ne nuk mund t’i linim ata të mbyteshin”, – vazhdonte diplomati. Çdokush mund të kishte bërë të njëjtën gjë. Unë jam i sigurt se edhe amerikanët, mund të kishin bërë të njëjtën gjë”. Një ambasador europian tha: “Ky është një rast i veçantë, kur shqiptarët bëjnë gjëra të zakonshme”.
Brenda në jaht ishte pronari amerikan, një çift amerikan dhe një femër me shtetësi belge. Ambasada amerikane tha, se ndalimi dhe marrja e emrave të tyre, ishte bërë në mënyrë të rregullt.
Një diplomat shqiptar pohoi se incidenti i shpëtimit, nuk është një sinjal për ndryshimin e qëndrimit ndaj Shteteve të Bashkuara. Për këtë ngjarje, një zyrtar i vjetër amerikan, mendon se është shenjë afrimi dhe se Shtetet e Bashkuara, duhet të ndërmarrin hapat për një marrëdhënie normale me Shqipërinë.
Por ai thotë që di, se nuk ka iniciativë nga pala tjetër. Që nga vdekja e udhëheqësit kryesor komunist shqiptar, Enver Hoxha, në vitin 1985, edhe pasardhësi i tij, Ramiz Alia, e ka çuar vendin e tij në drejtim të ngadaltë, për hapjen e madhe me Europën Perëndimore.
Lidhjet e pakta kanë qenë krijuar me Gjermaninë Perëndimore, me shpresën se marrëdhëniet diplomatike, do të hapen shumë shpejt, edhe me Francën, Italinë dhe Greqinë, me të cilën marrëdhëniet tashmë ekzistojnë./Memorie.al