Zaimina Vasjari, Khloe dhe vazjat e bashkëshortit

VIP & Spektakël

Një njerkë si Zaimina Vasjari, këngëtarja poston foton e familjes së madhe për Krishtlindje

24 Dhjetor 2018, 20:15| Përditesimi: 24 Dhjetor 2018, 20:26

  • Share

Zaimina Vasjari është një nga këngëtaret më të komentuara në botën e showbizit shqiptar, përsa i përket jetës së saj personale. Kartolina e saj e Krishtlindjes për këtë vit nuk ka vetëm vajzën e saj dhe partnerin. Bukuroshja shqiptare ka publikuar një foto ku shihet Khloe së bashku me dy motrat e saj nga babai, Jennifer dhe Kristel.

Vetëm para një viti ajo bëri publike lidhjen e saj me biznesmenin nga Durrësi, Klodian Asllanin. Ky i fundit ka pasur një martesë të mëparshme, nga e cila ka dy vajza. Në shumë intervista Zai ka folur për marrëdhënien e ngushtë që ka edhe me dy vajzat e partnerit, pavarsisht se Jennifer dhe Kristel jetojnë jashtë shtetit.

Foto e postuar nga Zaimina Vasjari 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?