Politikë

Një opozitar si Erion Braçe në PS? PD: Ne po na bëjnë foltore

4 Nëntor 2021, 18:41| Përditesimi: 4 Nëntor 2021, 18:48

  • Share

Zërat opozitarë brenda partisë janë sfumuar nga kryetarët e tyre përgjatë një dekade e gjysmë.

Megjithatë, ka ende edhe pse janë të paktë. Një ndër deputetët më kritik të maxhorancës është Erion Braçe, jo vetëm në këtë mandat por edhe kur ishte titullar.

“Për koncesionin për  pajisjen e shtetasve me dokumentet e identifikimit që është funksion bazë i shtetit dhe mund ta bënte shtetit, qytetarët paguajtën 6.1 miliardë lekë në vitin 2020”, tha Braçe.

Por sa ekziston ky fenomen në partitë kundërshtare? Ligjvënësit e majtë janë të bindur se ka, por nuk përmendin dot një emër.

“Braçja është në të drejtën e vet”, tha Rrahman Rraja.

“Njeriu flet atë që mendon vetë. Por besoj se ka”, tha Lavdrim Krashi.

“Si zoti Braçe ka edhe deputetë të tjerë edhe nga mazhoranca edhe nga opozita. Opozita ka programin e saj, edhe brenda saj ka kapacitete intelektuale shumë të mira”, u shpreh Xhemal Qefalia.

Kolegun që i zuri karrigen e numrit 2 të qeverisë kjo pyetje e bënë për të qeshur .

Për Ervin Salianjin opozitarë në PD më lart apo poshtë Braces është themeluesi i partisë.

 “Ne kemi njerëz po na bëjnë foltore, ju thoni a ka. Patjetër që ka”, tha Salianji.

Opozitar të tipit Braçe, Grida Duma nuk ka ndonjë emër aktual, por ajo përmend Preç Zogajn

“Ka pasur zëra kritik dhe konstruktivë shumë herë më shumë se e majta. Po e nis nga miqtë e mi që nuk mërziten Preç Zogaj, Besnik Mustafaj etj”, tha Duma.

“Ka kolegë të kualifikuar. Unë kam shumë kolegë dhe nuk dua të bëj diferencime” u shpreh Edmond Spaho.

Nuk kuptohet qartë nëse Dashamir Shehi ishte serioz apo bëri ironi me këtë përgjigje

“Mos moj zonjë, mos na bëj krahasim të tmerrshëm. Nuk e gjejmë dot kaq të Zot”, tha Shehi.

I tmerrshëm ose jo ky krahasim, Erion Braçe, herë nga foltorja, herë nga sallat e komisioneve parlamentare apo nga ‘Facebook’-u ka bërë kritikun disa nismave të qeverisë për të cilat mund të ketë hedhur edhe firma si zv.kryeministër.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?