Mirënjohje dhe respekt pafund për protestuesit kuksianë! Të cilët përmes instiktit dhe spontanitetit të tyre si qytetarë të lirë, arritën të shkundin koshiencën gati të rënë në letargji të një kombi të tërë. Duke treguar se ky vend nuk ka nevojë sot për heronj dhe për udhëheqës patetikë, por për pak dinjitet dhe realizëm. Ka vetëm një arsye pse protesta e tyre pati atë sukses të admirueshëm; sepse ajo ishte 100 perqind e vërtetë.
Sepse ajo nuk ishte marrëveshje, as me qeverinë, as me konçensionarët, dhe as me atë, që pret pas ferrës se mos i vjen ndonjë ditë radha qyl për pushtet. Dhe vetëm si e tillë e zbythi qeverinë dhe “timonierin” e saj të pathyeshëm. Ndaj është më mirë të heshtni ju afendikonj të korruptuar, që dje i quajtët “vandalë”, gjoja në emër të popullit, kurse sot i kërkoni atyre ndjesën më hipokrite në botë.
Por po ashtu, mos u krekosni kot edhe ju, që vrapuat paturpësisht që të merrni oksigjen prej saj, me shpresën se do të harrohen pazaret e pista me Edi Ramën, jo më larg se një vit më parë, të cilave nuk u është tharë ende boja.
Një opozitë e vërtetë nuk nxjerr popullin përpara si mburojë njerëzore dhe fshihet prapa tij, se mos e kap ndonjë shkop gome qorr apo ndonjë fletë arresti e reformës për drejtësi. Një opozitë e pakapur nuk fshihet pas tymit të gomave të makinave, ndërkohë që populli vijon të jetë në burg edhe pse qeveria e ka kuptuar gjoja gabimin.
Një opozitë ballore nuk thotë në mengjes, që jemi duke ndjekur popullin e zemëruar, që po proteston, kurse në drekë e shpall ajo vetë mbylljen e protestës, duke e regjistruar si fitore, vetëm sepse qeveria u tërhoq. Që Shqipëria të shpëtojë nga kjo qeveri e korruptuar dhe harbute ka nevojë për një opozitë të besueshme dhe që nuk bën kurrë pazar me kauzat e saj.
Keto goma qe po digjen jane te vitit 2011 ne PROTESTEN e PS ME ED RAMEN PER MOS BINDJE CIVILE KESHTU QE KY KAUSHI JA FUT KOT
Përgjigju