Bota

Një panel i FDA-së rekomandon doza përforcuese kundër COVID-19 për të moshuarit dhe të rrezikuarit

18 Shtator 2021, 10:59| Përditesimi: 18 Shtator 2021, 11:22

  • Share

Një panel i pavarur në Administratën amerikane për Ushqim dhe Ilaçe (FDA), ka përkrahur dhënien e dozave përforcuese të vaksinës anti-COVID vetëm për amerikanët më të moshuar edhe ata që janë më të rrezikuar.

Ndonëse rekomandimi nuk është detyrues, udhëzimi i panelit përbën dallim prej planit të presidentit amerikan, Joe Biden për të ofruar doza shtesë për pothuajse të gjithë amerikanët.

 FDA, bazuar në rekomandimet e panelit pritet të marrë vendimin zyrtar javën tjetër.

Ekspertët e panelit kanë thënë se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për dozat përforcuese dhe ka vënë në pikëpyetje dhënien e vaksinave shtesë për të gjithë, në vend që ato të ndahen vetëm për grupet më të cenueshme.

Përmes një votimi unanim, paneli ka vendosur që secili person mbi moshën 65-vjeçare dhe ata që janë të rrezik të madh, të marrin dozën e tretë, gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë.

Ndonëse disa kërkime kanë treguar se efekti i vaksinës zbehet pas një kohe dhe dozat përforcuese mund ta kthejnë mbrapsht këtë gjë, vaksina e kompanisë Pfizer mbetet tejet efektive kundër sëmundjes së rëndë dhe vdekjes, diçka që paneli e ka pasur parasysh kur ka thënë se doza shtesë nuk është e nevojshme për popullsinë e përgjithshme. Pfizer ka thënë se është e rëndësishme që të përforcohet imuniteti kundër COVID-19, para se të zbehet tërësisht.

Në një kohë që SHBA, ende janë në pritje të marrjes së vendimit në disa vende ka filluar administrimi I dozaës së tretë, si Franca, Italia, Britania e Madhe dhe Izraeli.                                                                                                                                                                                                                                             

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?